Është varrosur shkrimtari Adem Gashi, i cili vdiq sot në moshën 70-vjeçare. Ai është varrosur në fshatin Nekoc të Drenasit.
Pamje nga ceremonia ka publikuar publicisti Bardhyl Mahmuti.
“Me dhembje të madhe i dhamë lamtumirë shkrimtarit dhe atdhetarit të shquar, Adem Gashi! Lavdi!”, ka shkruar Mahmuti.
Në lamtumiren e fundit morën pjese shume qytetare nga të gjitha viset e Kosovës. I pranishëm në lamtumiren e fundit ishte dhe kryetari i komunës se Drenasit Ramiz Lladrovci
Ndërsa, historiani i njohur drenicas Dr. Lulzim Nika në profilin e tij në facebook ka kujtuar poetin e Adem Gashi
“Lamtumirë miku im, Adem Gashi!
Me dhimbje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të poetit Adem Gashi, është humbje per letërsinë dhe kulturën shqiptare vepra dhe kontributi i tij do të jetë i pavdekshëm.
I përhershëm është kujtimi për penën e artë të letrave shqipe, Adem Gashin!”