spot_imgspot_img
spot_img

Vendi po na shkon drejt Rozafatizmit

Nazmi Beqiri ish Deputet dhe nenkryetar i BDI -së

Zot, siç duket shumë njerëz, ndodhitë po i marrin si të njëjta brenda natyrës dhe rëndësisë dhe se këto tentojnë t’i kalojnë duke i pështjellë me thënien e keqbërësve se: “çdo çudi zgjatë tri ditë”. Nëse kështu po thonë edhe bashkëkombasit e mi (shqiptarë siç po deklarohen), u them se e kanë gabim, ngase: vdekja, shitja e vendit, tradhëtia, besa nuk shuhen për jetë, ato janë të përhershme. Kurse, çështjet e popujve brenda qytetërimit, përmirësoheshin dhe përmirësohen edhe me gjak. Mbase, në këtë kohë dhe hapësirë jemi mrekulluar (çuditur) shumë herë, disa nga to nuk i harruam kurrë, e dhashtë Zoti, këtë të fundit (shkeljen e statusit etnik) e harrofshim…

 

Befasoheshim me rrëfimin e ndonjë tregimi, kur dëgjonim diçka për herë të parë e cila ngjarje nuk kishte ndodhur kurrë në trojet tona e as në etninë tonë. Befasues ishte rrëfimi se si ishte ndalë vëllavërasja në Shqipërinë e kohës së socializmit. Thuhej (dëgjoheshin fjalë) se dorasin e fusnin në varr nën të vrarin për së gjalli. Nuk arrija ta kuptoj, ngase, as kanuni ynë nuk thoshte diçka të tillë. Madje, një nga nyjet e tija ishte: “mos e pesho të gjallin me të vdekurin” (me të njejtin kantar). Të gjallin duhet lehtësuar. Meqë bëhej fjalë për “nënën tonë” (kështu quhej atë kohë Shqipëria nga ne), në vendbisedimet pas një shtrëngimi fillohej dhe i jepej të drejtë Shtetit Shqiptar, pasi që bëhej një pyetje se: -ky veprim a e kishte ndalur vrasjen? –Po, pasonte përgjigjja.

–Në kohë luftërash e krizash edhe te ne ndalej hakmarrja, e Shqipëria është në luftë… Mirë ja bënë! Dikush nga mesi e lidhte vrasjen me luftën dhe thoshte se – edhe lufta është mjet i politikës.
Me këso natyre jetësore mbijetuam si etni dhe arritëm që ta përmirësojmë statusin tonë politik me luftë edhe në vendin tonë.

Pas 23 vjetëve këtë arritje na e zhbënë. Në këtë zhbërje të planifikuar këtu e gjetiu, doras u bënë pjesëtarë të kombit tonë. Le që na shndërruan në pakicë, por thonë edhe se janë legjitim dhe po qëndrojnë ballëlartë…, pa e vrarë mendjen se çka thotë e drejta ndërkombëtare për mosrespektimin e normave të këtilla, e aq më pak apo fare nuk e drejtojnë atë se çfarë thonë ligjet popullore shqitare për këso punësh (të cilat i dijnë pasi deklarohen shqiptarë), apo nuk i dijnë???!!!

 

Dhe thua ti se qenka e pamundshme të bëhet zbardhja e votuesve se sa vota nga secila etni ka marë Fronti e sa të tjerët.

A thua vërtetë nuk e dinë?

Këtë, personalisht nuk e besoj, ngase ata që nuk dijnë pyesin. Madje ata nuk janë të mitur që mos të ishin regjur në jetë dhe të kishin parë edhe lojëra, edhe vdekje, edhe dasma, edhe luftëra në botë dhe afër vetes (tek e fundit edhe ata vet janë fëmijët të luftës, apo nuk duan ta pranojnë këtë). Ata kanë parë se lojtari që ka pikë më shumë bëhet fitues, ai që vdes futët në varr e jo i gjalli, dhëndërr hynë i fejuari, e jo dikush nga dasmorët, nga se atij i është dhënë vajza (robi), dhe kësaj pune as që i bëhet llafi.

Duke i parë këto në përditshmëri po e mbushin gojën plotë me fjalë politike të fituesit.

A thua janë vetëm këta fajtorë?!

Disa njerëz të partisë (nga kryesia, nga deputetët) që fituan votat, siç po më duket fare nuk po e kanë hall këtë punë. Jo shumë i mërzitur po më duket edhe lideri. Mos do të thotë kjo se edhe ai u detyrua ta pranojë këtë version të cilin do ta përmbysë leht dhe do t’i kthejë gjërat në vend?! Në vend po, por çka me u bë atyre që nuk e duan veten për rob e që kanë sakrifikuar edhe jetën?! Dhe meqë e kanë tani jetën, e duan atë me dinjitet. Mbase, asnjëri nga këto (të mundshëm) as që u janë afruar posteve politike dhe as që i duan ato. Këta njerëz e di që i janë paraqitur edhe liderit të partisë para votimeve dhe pas votimeve, pa u bërë qeveria dhe pasi është bërë qeveria, apo më mirë me thënë Komandantit të tyre (të UÇK-së), i cili u kishte premtuar se çështjet nuk do të dalin jashtë binarëve.
E po edhe nuk janë realisht në binarë, dhe, duke mos qenë në binarë, ai (lideri) e thirri mbledhjen e përgjithshme, e cila mbase kaloi mirë me ca lëshime, të cilat edhe më të dukshme e bënë temperaturat e larta.

Pati fjalime me vend e të paraqitur nga individë me plot energji dhe asnjëri nuk e harroi legjitimitetin, madje pati një rast kur u lexua një mendim për rikthimin në vëmendje dhe praktikë autonomin e 91-shit, që ishte kërkuar me anë të një referendumi. Kjo pikë e paraqitur ishte më anakronikja, ngase nuk mund të përpuqet me në asnjë mënyrë me Luftën e 2001-shit. Kjo lloj kërkese shkelë në kohë dhe qasje…

Nuk po paraqes mendime dhe norma të tjera, por ai veprim edhe si joadekuat e vetshkelës do të duhej të bëhej me detyrim të Vlen-it, por a janë faktor vendimmarrës brenda shtetit ata apo jo? Apo janë vetëm vegla që ndihmuan prishjen e statusit të shqiptarëve dhe do të jenë edhe kundër çdo veprimi që do të marrësh ti (thënë kushtimisht). Dhe nëse mund të mos e dijnë këtë rrugë të pa krye, lideri e din. Nëse e din dhe e ka ditur, dhe statusi u zhbë, atëherë kush është ai?
Nisem nga ajo që e di. Ai është komandant në luftë dhe lider në paqë dhe se do të mbajë një kurs politik për puthadorët duke i edukuar ata se në vend të buzëve duhet përdorur duart dhe koka dhe se do ta zyrtarizojë këtë punë me ligj në kushtetutë (ngase marrëveshje paraprake ka dhe atë në bashkëpunim edhe me komunitetin ndërkombëtar). Por, mua as kjo nuk po më pëlqen. Edhe puthadorët, krejtë brenda normales e rregulloreve botërore e kanë shpërblimin e vet. Dhe, sdo të kishte as degradim, as stërzgjatje të proceseve, as devalvim e as stërmundime të votuesve. Mbase Aliu e ka mirë dhe shpesh duhet me i thënë edhe “thiut dajë” e duhet hapur kurse shkollore jetësore se ka ikur shekulli i monizmit dhe imperializmit dhe ky shekull nuk i duron puthadorët e pavlerë e padije. Dhe se vendet e paarritura, të bëra, të paqëndrueshme në këmbët e veta, nuk do të qëndrojnë gjatë si të tilla dhe, sipas meje, nuk ia vlenë ky shkollim riedukimi. Duhej ndalë procesi, ose, siç thotë populli “qenit duhet prerë veshët sa është klysh”, se pastaj ske ç’i bënë, vetëmse duhet hekur qafe… Me këtë mosveprim të menjëhershëm dhe me projekte të riedukimit, po më duket se për liderin tonë duhet falur “namaz” këto që na e prishën statusin. Këtë veprim të butë të tij, mbase, e kanë pritur edhe njerëz të shumtë që e njohin atë, ngase, mbase, e kanë dëgjuar duke thënë se: “njëqind herë do t’i lusim e në njëqind e njëshin do t’i bindim”. Këto lutje, faktologji nuk bëhen për pak kohë dhe se nuk e di se këto “vlenat” a dijnë t’i dëgjojnë “lutjet” e a dijnë të bëjnë “namaz”…

Jo rastësisht “branitelat” u quajtën çlirues tani pasi u themelua kjo qeveri, se deri dje nuk e kishin ditur këtë fjalë dhe sikur kjo nuk mjaftoi, por edhe Mickoski po thotë se: “në vjeshtë do ta destabilizojnë vendin”, të cilin veprim e paska dëgjuar nga shumë kanale. Ky lider paska dëgjuar, edhe “unë” po dëgjoj, por apo i dëgjojnë këto thënie “vlenat”, apo edhe ata e kanë këtë mendim se bashkë me ta edhe këta janë çlirues e “aliistat” destabilizues.

Kryetar, çka do të dëgjojmë tjetër derisa t’i riedukosh këta ish antarët e tu?!
Po më duket se më shumë se vetë anëtarëve të devotshëm, po u kushton rëndësi përkëdhelimi kushtimisht thënë zjarrëtistave, të cilët u ndanë. A po e dinë, a e njohin ato humanizmin e përkushtimin tënd për jetë të qetë? Pranë këtij përkushtimi po na prekin në etni, pa e vrarë mendjen për këto brenda orarit të punës se sa për në kohën e lirë, po duket se do të bëjnë pushim shullaneve moderrne…
Në mbledhjen e përgjithshme dëgjova pak mendime degësh, kurse jasht saj në përditshmëri mediave po dëgjoj mjaftueshëm, por asnjëhrë nuk e dëgjova zërin e atyre, ose, thënë ndryshe, organizmit partiak të quajtur Pleqësia Kombëtare. Ata duhet të thonë diçka në këto kohë të rënda etnie, apo do ta shndërrojnë emrin në pleqësi pakice.
Dyzet vjetët e veprimit që i përbarazova me fitore le të mbesin vlera të historisë, ngaqë më humbën nga duart tuja e jo nga ata me të cilët luftuam. Nuk mund të jetoj mendërisht me ata që nuk janë të denjë, ngase do të bëhem i tillë. Fjala e urtë popullore thotë: “më trego me kë rri, të them cili je”. Por do të shohim se si do të kalojë trembëdhjetë gushti me këto “kalavesha që janë gjuajtur mbi përshesha…” Çka do të lënë e lëjmë pas këtij eventi? Do të edukohemi apo do të ecim? Dihet fortë mirë se “kush nuk e mat veprimin e vet me të djeshmën dhe të nesërmen, del edhe i humbur edhe i koritur”. Gjykoj se ende ka kohë, mjete dhe mënyra për të ndaluar më të keqën nga kjo situatë e krijuar. Të veprohet siç veproi Tarkuini dhe Lektusi mijëra vjet më parë: “Ranë kokat e lulëkuqeve të mëdha, por nuk ndodhi më e keqja”.

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...