spot_imgspot_img
spot_img

Veteranët e UÇK-së fitojnë betejën ligjore me Ministrinë e Financave

Gjykata Supreme e Kosovës ka shpallur të paligjshëm një dispozitë të Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, i cili ua kufizonte të drejtën e kompensimit financiar veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjykata Supreme ka vlerësuar se ndryshimet dhe plotësimet e fundit ligjore për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve dhe pjesëtarëve të UÇK-së kanë krijuar paqartësi në interpretimin e kushteve për përfitimin e kompensimit.

Në bazë të interpretimit të Gjykatës Supreme, ligjdhënësi ka dashur të përjashtojë nga kompensimi vetëm personat e punësuar në institucione që financohen nga buxheti i shtetit apo në ndërmarrje publike, kurse ata që punojnë në sektorin privat vazhdojnë gëzojnë të drejtën e kompensimit në përputhje me kufijtë e përcaktuar ligjorë.

Gjykata Supreme ka theksuar se kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për një dokument nga Administrata Tatimore e Kosovës që vërtetonte se veterani “nuk është në marrëdhënie pune” bjen ndesh me rregullimin e ri ligjor dhe nuk mund të përdoret si kriter për kufizimin e së drejtës për përfitim financiar.

Op/Ed

PSE I DJEG “VETËÇVENDOSJES” NJË PROTESTË PRO THAÇIT?

Nga Petro Koçi/ Reagimi i paprovokuar i Veteçvendosjes ndaj protestes...

I dua dhe i admiroj të gjitha femrat, që nuk presin asgjë prej askujt

Mimoza Rexhevelaj I dua dhe i admiroj të gjitha femrat,...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri Donald Trump

Shkruan: Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Dy të vrarë në një sulm të ri izraelit

Agjencitë e lajmeve Reuters dhe AFP raportojnë se dy persona janë vrarë në një sulm të ri izraelit . Në raportimin e tyre thuhet se...

Dua Lipa kryeson listën e personave më të pasur në botë

Superylli i muzikës pop, Dua Lipa, ka arritur një tjetër sukses të jashtëzakonshëm, duke u renditur në krye të “Listës së të Pasurve” për...

Rita Ora fillon të ndjek Yll Limanin në Instagram – vëmendje ndërkombëtare për artistin shqiptar

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora ka befasuar fansat e saj shqiptarë, pasi ka filluar së fundmi të ndjekë në Instagram artistin e njohur...