spot_imgspot_img
spot_img

Vulin: SHBA dhe BE po kërkojnë ‘kokën time’ dhashë dorëheqjen për Serbinë

 

Drejtori i Shërbimeve Sekrete Serbe e njohur ndryshe si Agjencia për Siguri dhe Informacion (BIA) Aleksandar Vulin ka dhënë dorëheqje të parevokueshme disa muaj pasi u shpall non-grata nga SHBA-të. Vulin shkruan se SHBA-ja dhe BE-ja po kërkojnë kokën e tij si parakusht për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë.

“Refuzova që të heq dorë nga politika e neutralitetit ushtarak dhe vëllazërisë me Rusinë dhe Kinën thekson më tej Vulin në tekstin e dorëheqjes. Vulin edhe ish-ministër i Punëve të Brendshme i Serbisë njihet për vizitat e shpeshta në Moskë. Ai akuzohet nga SHBA-të për “përfshirje në krimin e organizuar transnacional, operacione të paligjshme lidhur me narkotikët dhe shpërdorim të detyrës publike”.

Në të njëjtën ditë me largimin nga detyra në Beograd të Aleksandër Vulin, SHBA-të shpallën non-grata për korrupsion të konsiderueshëm Nexhat Krasniqin,  ish-drejtor i Prokurimeve në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në kohën kur drejtohej nga Fatmir Limaj. Krasniqi ishte denoncuar publikisht edhe nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Krasniqi sipas Uashingtonit merrte ryshfet nga kompani të ndryshme duke ju ofruar atyre kontrata për punë publike.  “Ky vendim rikonfirmon përkushtimin e SHBA-së për të luftuar korrupsionin, i cili dëmton interesin publik, pengon prosperitetin ekonomik të vendeve dhe kufizon aftësinë e qeverive për t’u përgjigjur në mënyrë efektive për nevojat e njerëzve të tyre”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit për shpalljen non-grata të Nexhat Krasniqit.

 

Op/Ed

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Konflikti i mundshëm Izrael – Iran

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës   Kjo është...

Kryeparlametari dhe kryeministeri shqiptar erdhen me votën e Ziadin Selës

Shkruan: Emine Abazi, kryetare e Asamblesë së Gruas Çair Të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Endriti uron babanë: I bindur se në ditëlindjen e radhës do t’i gëzohemi rikthimit tënd në atdhe

Endriti, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka uruar babanë e tij me rastin e ditëlindjes së 56-të. Endriti ka përmendur faktin se kjo është ditëlindja...

Si duhet të reagojë qytetari nëse i mohohet e drejta e votës në Maqedoninë e Veriut?

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në Maqedoninë e Veriut i publikoi në faqen e tij zyrtare udhëzimet për votim në shumë gjuhë. Manuali është...

Kandidati i Frontit Evropian për president, Bujar Osmani, pasi ka votuar për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut

Kandidati i Frontit Evropian për president, Bujar Osmani, pasi ka votuar për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut, ka thënë se beson në fitore...