Ish-shefi i misionit verifikues të OSBE-së, William Walker, ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore në 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut.
Ai e ka quajtur tregim suksesi atë të Kosovës që nga vitet e vështira 1998-1999 e deri më sot.
“Supozoj që shumë prej jush këtu jeni mbi moshën 35-vjeçare. Hajde të themi mbi 30-të dhe ju mund ta kujtoni si ka qenë jeta në Kosovë para viteve ’98-’99. Dhe ja ku jem sot duke jetuar në Kosovë që është pabesueshëm më ndryshe nga ai realiteti para viteve ’98-‘99”, ka thënë Walkeri në ceremoni.
Madje, sipas tij Kosova është demokracia më funksionale në Evropë.
“Sot falë qeverisë që e keni tani, falë qeverive që i keni pasur në të kaluarën, Kosova është një tregim i pabesueshëm suksesi. Sipas mendimit tim, është demokracia më e suksesshme në Evropë”.
“Liri e shprehjes, liri e shtypit, liri e feve. Për cilëndo liri të flisni, ato janë të pranishme sot në Kosovë”.
“Ky është një shtet i ri që në pak vite ka arritur të shndërrohet në një demokraci të vërtetë dhe funksionale”.
“Pra kjo është ajo se çfarë Reçaku do të thotë për mua – tranzicioni nga ajo që kishte ekzistuar këtu, nga ajo se si ishte jeta këtu për shqiptarët që jetonin në Kosovë atëkohë dhe se çfarë do të thotë jeta për shqiptarët e Kosovës sot”, ka thënë Walkeri. /EO