spot_imgspot_img
spot_img

Zbardhen detajet e sekuestrimit të spitaleve private në Tiranë

Policia dhe Prokuroria e Tiranës kanë sekuestruar të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të subjekteve International Medicare shpk. dhe Sante Plus Group, përfshirë spitalin privat në zonën e Zogut të Zi, i cili vlerësohet në vlerë rreth 3 milionë euro.

Sekuestrimi u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Bilanci”, pas hetimeve që zbuluan shkelje të rëndësishme ligjore dhe ekonomike: subjekti nuk kishte deklaruar fitime mbi 1 milion euro për periudhën 2024-2025, shërbimet spitalore kryheshin me produkte të ndaluara, dhe në subjekt punonin shtetas të pasiguruar.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në drejtim të prokurorit të çështjes, ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Tiranës më 27 tetor 2025, duke vendosur masën e “Sekuestro konservative” për spitalin dhe duke vijuar hetimet për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të lidhura me veprimtaritë kriminale.

Njoftimi i plotë: 

Tiranë/Vijojnë veprime hetimore dhe operacionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Bilanci”.

Sekuestrohet spitali privat në Zog të Zi (objekt me vlerë rreth 3 milionë euro), ku më datë 4 shtator 2025, u zbulua se kryheshin krime ekonomike dhe krime kundër shëndetit.

Në vijim të këtyre veprimeve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, ditën e sotme, në drejtimin e prokurorit të çështjes, ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Tiranës, dhënë më datë 27.10.2025, për vënien e masës “Sekuestro konservative”, për subjektin spital privat, në Zog të Zi, njesia bashkiake Nr. 7, me vlerë rreth 3 milionë euro.

Më datë 04.09.2025, Policia dhe Prokuroria e Tiranës, në kuadër të operacionit “Bilanci”, zbuluan se:

-subjekti nuk kishte deklaruar fitime me vlerë mbi 1 000 000 euro, gjatë periudhës 2024-2025;

-shërbimet spitalore në këtë subjekt kryheshin me produkte të ndaluara për përdorim;

-në këtë subjekt punonin shtetas të pasiguruar.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetime për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera që mund të jenë vënë në dispozicion të këtyre veprimtarive kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Op/Ed

PSE I DJEG “VETËÇVENDOSJES” NJË PROTESTË PRO THAÇIT?

Nga Petro Koçi/ Reagimi i paprovokuar i Veteçvendosjes ndaj protestes...

I dua dhe i admiroj të gjitha femrat, që nuk presin asgjë prej askujt

Mimoza Rexhevelaj I dua dhe i admiroj të gjitha femrat,...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri Donald Trump

Shkruan: Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Trump paralajmëron se marrëveshja për TikTok “mund” të finalizohet gjatë takimit me Xi Jinping

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën se një marrëveshje mbi pronësinë amerikane të TikTok me Kinën “mund” të finalizohet gjatë takimit të...

Dy të vrarë në një sulm të ri izraelit

Agjencitë e lajmeve Reuters dhe AFP raportojnë se dy persona janë vrarë në një sulm të ri izraelit . Në raportimin e tyre thuhet se...

Dua Lipa kryeson listën e personave më të pasur në botë

Superylli i muzikës pop, Dua Lipa, ka arritur një tjetër sukses të jashtëzakonshëm, duke u renditur në krye të “Listës së të Pasurve” për...