spot_imgspot_img
spot_img

Zbulohet BANDA SHQIPTARE e shpallur NON GRATA në Britaninë e Madhe: Drejtonte një laborator…

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka shpallur sanksione ndaj disa grupeve kriminale të përfshira në kontrabandën e njerëzve përmes rrugëve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë një rrjet të falsifikimit të dokumenteve me bazë në Kosovë, i njohur si “Rrjeti Krasniqi”.

Rrjeti “Krasniqi”, me bazë në Kosovë, dyshohet për prodhimin e pasaportave, kartave të identitetit dhe patentë-shoferëve të falsifikuara për më shumë se 50 shtete, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.

Autoritetet britanike kanë vlerësuar se grupi ka ndihmuar bandat ballkanike të lehtësojnë kalimin e paligjshëm të migrantëve drejt Evropës Perëndimore.

Në listën e sanksioneve janë përfshirë disa anëtarë të rrjetit, mes tyre Burim Krasniqi (i identifikuar si udhëheqës), Arif dhe Valon Krasniqi, Sami Duriqi, Granit Avdyli, Nexhmije Selmani, Endrit dhe Shkëmbim Ermellahu. Ata janë përfshirë në prodhimin, shpërndarjen dhe sigurimin e pajisjeve për falsifikim të dokumenteve.

“Një grup i krimit të organizuar me bazë në Kosovë, përgjegjës për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara dhe furnizimin e tyre me to bandave kriminale. Grupi krijoi pasaporta, dokumente identifikimi dhe leje drejtimi të falsifikuara për mbi 50 vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, duke përdorur një laborator të sofistikuar falsifikimi.

Këto përfshijnë: 

Burim Krasniqi, udhëheqës i rrjetit Krasniqi.

Arif Krasniqi, një ndërmjetës i grupit i cili siguronte klientë për shërbimet e tyre.

Flamur Krasniqi, një anëtar i grupit të cilit iu gjetën dokumente të falsifikuara.

Valon Krasniqi, i përfshirë në prodhimin e dokumenteve të falsifikuara.

Sami Duriqi, i përfshirë në prodhimin e dokumenteve të falsifikuara.

Granit Avdyli, i përfshirë në prodhimin e dokumenteve dhe reklamimin e shërbimeve të grupit.

Nexhmije Selmani, siguroi ambientet e përdorura nga grupi për falsifikim dokumentesh dhe ishte e përfshirë në sigurimin e pajisjeve për falsifikim.

Endrit Ermellahu, i përfshirë në prodhimin e dokumenteve të falsifikuara.

Shkëmbim Ermellahu, një anëtar i grupit të cilit iu gjetën dokumente të falsifikuara”, “, thuhet në njoftimin e qeverisë britanike.

Këto zhvillime lidhen me një rast të zbuluar më parë nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, në janar 2025, kur autoritetet kosovare sekuestruan në Prishtinë një laborator të sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve.

Në bastisje u gjetën mbi 20 mijë mikroçipa, printerë profesionalë, makina laserike dhe mijëra dokumente të falsifikuara nga 51 shtete të ndryshme.

Op/Ed

PSE I DJEG “VETËÇVENDOSJES” NJË PROTESTË PRO THAÇIT?

Nga Petro Koçi/ Reagimi i paprovokuar i Veteçvendosjes ndaj protestes...

I dua dhe i admiroj të gjitha femrat, që nuk presin asgjë prej askujt

Mimoza Rexhevelaj I dua dhe i admiroj të gjitha femrat,...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri Donald Trump

Shkruan: Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Hulumtim: 40% e kosovarëve thonë se e kanë jetën më të keqe se më parë

Një hulumtim i fundit i “Valicon” me titull “New Normal Study”, i kryer gjatë periudhës 18-21 gusht 2025 në shtete të rajonit të Adriatikut,...

Çmimet e naftës shënojnë rritje mbi 5 për qind

Raportohet se çmimet e naftës janë rritur për mbi 5 për qind. Kështu ka bërë të ditur media “The Spectator Index”, e cila mbulon raportime...

EMRI/ Shiste produkte bujqësore të skaduara, arrestohet 35-vjeçari nga Fushë Kruja!

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi shiste produkte bujqësore të skaduara, të cilave u kishte ndryshuar datën. Sipas bluve të kryeqytetit, të...