spot_imgspot_img
spot_img

“Zemrën n’dorë”, Besa Kokëdhima përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion 2024

Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2024! Me këngën “Zemrën n’dorë, Besa ka marrë besimin e publikut për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e  68-të të Eurovizion që do të mbahet në Malmo të Suedisë.

Teksa u ngjit në skenë për të marrë çmimin, e emocionuar Besa Kokëdhima falënderoi ekipin realizues të këngës e po ashtu edhe stafin realizuar të Festivalit të 62 të Këngës në RTSH.

Faleminderit nga zemra, faleminderit familjes sime. Faleminderit shumë Kledi Bahiti, Darko Dimitrov, Rozana Radi, Petrit Sefaj, Erjon Zaloshnja dhe orkestrës, si dhe Bojken Lakos që është një perlë dhe që është një nga arsyet që kam marrë pjesë në Festival sivjet. Ju falënderoj shumë, të gjithëve. Dhe faleminderit për mbështetjen të gjithëve do të bëj të pamundurën”, u shpreh Besa Kokëdhima.

Fest 62, në përmbyllje të 4 netëve, ishte një spektakël me plot emocione, ku muzika, performancat, të ftuarit VIP, surprizat ishin kryefjala e tij.

Si rrallëherë, ky Festival u transmetua jo vetëm në Shqipëri, por edhe Kosovë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, duke dëshmuar edhe shtrirjen gjithnjë e më të madhe që po merr Festivali në mbarë trojet shqiptare.

Fest 62 ishte dëshmi e një pune të palodhur të krijuesve, këngëtarëve, drejtuesve artistik dhe organizativ, të cilët punuan me pasion, në mënyrë që Festivali të shënonte një hop cilësor, ku gërshetimi i muzikës shqiptare, të ndërthurej edhe me elementët modern në të cilat po ecën muzika sot. Ishte një sfidë që shënon edhe një kapitull të ri në zhvillimin e muzikës shqiptare në ballafaqimin e saj jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe në skenat evropiane.

/rtsh.al/

Op/Ed

Arrestim dhe denim meritor për përsonat që i dhanë Statusin e Veteranit Faton Hajrizit

Nga Bastri Beka / Feniksi Tashmë dihet se i ndjeri...

Thirrje për ruajtjen e vlerave të UÇK-së

Të dashur bashkatdhetarë! Është thelbësore që të ruajmë dhe të...

Traktati i Paqes Kurti-Serbi, një Lëvizje Politike për Status Quo-në?

Nga Hisen Berisha – Deputet i Parlamentit të Kosovës Kryeministri...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Ramadani: Sveçlën e kanë gjuajtur me kallash në Ujman dhe ka ikë

Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Burim Ramadani, ka thënë se në fillim të korrikut, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal...

Arrestim dhe denim meritor për përsonat që i dhanë Statusin e Veteranit Faton Hajrizit

Nga Bastri Beka / Feniksi Tashmë dihet se i ndjeri Faton Hajrizi ka patur statutin e veteranit të luftës së UÇK-së. Si qytetar dhe...

“Bosna e Lirë” njihet si medium serioz, sqarohet drejtori i TV-së Gërvalla

Drejtori i Televizionit  Rilind Gërvalla ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar në RTK që i referohet lajmit të medias boshnjake “Slobodna Bosna”.   Në një...