spot_imgspot_img
spot_img

Zëvendësministri i Transportit Bekim Rexhepi e mban premtimin, rruga Prizren-Tetovë vetëm për 30 minuta

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës, Liburn Aliu, nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëfinancimit për projektimin e ndërtimit të tunelit në drejtimin e ri rrugor Tetovë – Prizren

Studimi i fizibilitetit tregoi se më optimale është itinerari që fillon nga Tetova përmes Kodrës së Diellit, Brodecit dhe përfundon në Veshallë në anën maqedonase dhe përmes një tuneli do të lidhet me territorin e Republikës së Kosovës.

 “Sot është një ditë e rëndësishme për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët e Republikës së Kosovës sepse po fillojmë një kapitull të ri në zgjerimin e rrjetit rrugor dhe lidhjes rajonale. Kisha nderin që së bashku me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Republikës së Kosovës, Liburn Aliu, të nënshkruajmë Marrëveshjen për Bashkëfinancim për projektimin dhe ndërtimin e tunelit në drejtimin e ri rrugor Tetovë-Prizren. Traseja e rrugës së re fillon në Tetovë, përmes Kodrës së Diellit, Brodecit dhe përfundon në vendbnimin Veshallë në anën e Maqedonisë së Veriut dhe lidhja me Kosovën do të bëhet përmes ndërtimit të një tuneli 6.4 km të gjatë, për të cilin në fakt sot po e nënshkruajmë këtë marrëveshje. Bashkëpunimi ekonomik është në qendër të partneritetit tonë dhe projektet e përbashkëta luajnë një rol kyç në inkurajimin e rritjes ekonomike.

“Lidhja me Kosovën do të bëhet përmes ndërtimit të një tuneli 6.4 km të gjatë, për të cilin sot e nënshkruam këtë marrëveshje mes dy vendeve. E përmenda se është zgjedhur zgjidhja më optimale sepse rruga kalon nëpër qendrën e skijimit Kodra e Diellit, e cila është avantazh i madh për zhvillimin dhe rritjen e turizmit në këtë rajon. Ky është fillimi i një projekti të ri infrastrukturor që padyshim do të forcojë bashkëpunimin tonë të shkëlqyer ekonomik me Kosovën”, tha zëvendësministri Bekim Rexhepi.

 

Ministri i Mjedisit dhe Infrastrukturës i Republikës së Kosovës, Liburn Aliu, theksoi se nga ana kosovare tashmë po punohet në rrugën që duhet të lidhet me Maqedoninë e Veriut përmes ndërtimit të tunelit të ri.

Të dy delegacionet zhvilluan takim dypalësh ku konfirmuan bashkëpunimin e mirë ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës dhe theksuan rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për një integrim më të shpejtë evropian të rajonit.

Kujtojmë se Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 29 nëntorit miratoi marrëveshjen për projektimin e rrugës Tetovë-Prizren, e cila u paralajmërua të nënshkruhet para në gusht të vitit që lam pas.

 

Me ndërtimin e këtij aksi, rruga Tetovë-Prizren, nga rreth 3 orë sa është aktualisht, do të mund të kalohet vetëm për 30 minuta.

Hapja e rrugës që do ta lidhte Tetovën me Prizrenin po mirëpritet nga banorët duke u konsideruar si projekt me rëndësi të veçantë.

 

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...