spot_imgspot_img
spot_img

Zuckerberg me plan të ri për njerëzimin: Krijimi i inteligjencës mbi njerëzore, të “ngjashme me atë të Zotit”

Mania e krijimit të Inteligjencës së Përgjithshme Artificiale është një besim se industria e teknologjisë është në një rrugë drejt arritjes së inteligjencës mbinjerëzore, të ngjashme me atë të Zotit.

Misioni i deklaruar i OpenAI është të realizojë këtë e njohur me akronimin si AGI. Demis Hassabis, udhëheqësi i përpjekjeve të AI të Google, ka të njëjtin qëllim, raporton The Verge, transmeton Telegrafi.

Tani, edhe CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg po i hyn kësaj gare

Ndonëse ai nuk e ka një afat kohor se kur do të arrihet Inteligjenca e Përgjithshme Artificiale (AGI), apo edhe një përkufizim të saktë për të, ai dëshiron ta ndërtojë atë.

Në të njëjtën kohë, ai po mobilizon gjërat duke zhvendosur grupin e kërkimit të AI-s të Meta-s, FAIR, në të njëjtën pjesë të kompanisë që ekipi ndërton produkte gjeneruese të AI-s në aplikacionet e Meta-s.

Qëllimi është që përparimet e Meta-s në AI të arrijnë më drejtpërdrejt tek miliarda përdoruesit e saj.

“Ne kemi arritur në këtë pikëpamje që, për të ndërtuar produktet që duam të ndërtojmë, ne duhet të ndërtojmë për inteligjencën e përgjithshme”, tha Zuckerberg për The Verge.

“Unë mendoj se kjo është e rëndësishme për t’u përcjellë sepse shumë nga studiuesit më të mirë duan të punojnë në problemet më ambicioze”.

Askush që punon në Inteligjencën Artificiale, përfshirë Zuckerbergun, duket se nuk kanë një përkufizim të qartë për AGI-në ose një ide se kur do të arrijë.

“Ju mund të diskutoni nëse Inteligjenca e Përgjithshme është e ngjashme me inteligjencën e nivelit njerëzor, apo është si njeriu plus, apo është një super inteligjencë e së ardhmes. Por për mua, pjesa e rëndësishme është në fakt gjerësia e saj, që është se inteligjenca ka të gjitha këto aftësi të ndryshme ku duhet të jesh në gjendje të arsyetosh dhe të kesh intuitë”, deklaroi Zuckerberg.

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...