Sot me rastin e shënimit të 13 gushtit me këtë rast 23 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, qeveria ka organizuar sonte pritje zyrtare.
Me këtë rast, nikoqiri zëvendës kryeministri i parë Izet Mexhiti ka pritur kreun shtetëror, deputetë, korin diplomarik dhe shoqërinë civile në shënimin e kësaj date të rëndësishme të shënuar me ceremoni shtetërore.
Ndërkohë që sot 13 gusht ka qenë dita e shënuar me shumë aktivitete duke filluar nga Paneli i diskutimit që drejtohej nga Mexhiti në Klubin e deputetëve, pastaj edhe mbledhja solemne e Qeverisë të cilën e drejtuan kryeministri Mickoski dhe zëvendës kryeministri i parë, Mexhiti.
“Si qeverisje e re kemi gjetur institucione të shkatërruara që aktualisht nuk kanë kapacitet për të shërbyer qytetarët”, kështu deklaroi zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti në manifestimin për shënimin e 23 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.
Mexhiti mes tjerash potencoi se qeveria e re po punon për të rikthyer shtetin në rrugën e duhur.
“A duhet dhe a mund të jetë më ndryshe? Natyrisht ka një sërë pyetjesh të hapura, por jam i bindur plotësisht se ngadalë por me siguri është koha për zgjidhje të përbashkëta që do të jenë një vlerë e re shoqërore në kultivimin e marrëdhënieve ndëretnike. Maqedonia e Veriut sot po përballet me sfida serioze. Si qeverisje e re kemi gjetur institucione të shkatërruara që aktualisht nuk kanë kapacitet për të shërbyer qytetarët, por ne po punojmë shumë për të rikthyer shtetin në rrugën e duhur. Më 8 maj shumica e shqiptarëve sollën vendimin për ndryshim për të mirë”, tha zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti.