spot_imgspot_img
spot_img

𝗡𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝘃𝗲̈𝗿𝘁𝗲𝘁𝗲̈ 𝗛𝗮𝗺𝘇𝗮𝗶 𝗳𝗶𝘁𝗼𝗶!

Nga Armi Shkurti
Është e pamundur të jesh hero në Arbëri! I fundit vdiq më 17 janar 1468. Më nuk lind nëna!
Por ai kishte një nip. Lindi muhamedan ky nipi. Hamza. Pastaj u bë Bernardo, kur u pagëzua i krishter. E më vonë u rikthye në islam si Hamza. Ishte krahu i djathtë i Skënderbeut, axhës së vet. Por e tradhtoi edhe atë edhe të tijët kur Gjergjit i lindi djalë dhe nipi Hamza humbi mundësinë të bëhej ai prijësi…..
Kush fitoi?
Natyrisht Hamzai! Në mallkimin e këtij kombi magjistricat më të përbindshme të ferrit duhet të kenë gdhendur: “të hëngshin të tutë o Shqipe! U udhëheqsh nga të shiturit dhe lëngofsh prej tradhëtarëve”!
…iku më pas Hamzai! Mori gru e fëmijë e jetoi për mrekulli në Stamboll. Siç jetoi për mrekulli çdo arnaut që shkonte në zemër të perandorisë dhe shërbente me zell. Bënte edhe parà…
Në mijëra vjet histori rrëmuan rilindasit shqiptarë në fillim të shekullit të kaluar për të gjetur një hero. Një figurë të pastër, të kish sakrifikuar për vendin, t’i kish dalë zot vendit. Një në gjithë parahistorinë dhe historinë e këtyre trojeve! Vetëm Gjergj Kastrioti!! Për të ranë në një mendje të gjithë. Në një mendje kanë qenë përherë edhe të huajt. As Enver Hoxha madje s’e trazoi. Se Gjergji qe aq thellë në kohë sa nuk i bënte hiç hije diktatorit.
Ndërsa më pas, nga ’90 – a e këtej shpërthyen teori “interesante”, që nga prejardhja joshqiptare e Kastriotit deri tek balta sade mbi figurën dhe veprën. Dhe nga kush? Nga studiues dhe njerëz të penës “shqiptarë”.
Ç’ne?
Sepse më 17 janar 1468 përfundimisht u ngjiz mallkimi! Heronjtë, kalorësit, idealistët, atdhetarët, atdhedashësit vdesin. Madje jetojnë e vdesin vetëm. Ata që e deshën dhe luftuan me të ikën.
Mbeti Hamzai! Kush deshi, kush do dhe kush do të dojë të ecë përpara, mjafton të shesë shpirtin e të ndjekë formulën e magjistricave: “Tradhëto- to- tooo- ooo…!!”
Prej pak ditësh po ndjek një tragjikomedi të paimagjinueshme në paradoksin e saj: “Intelektualët” janë bërë tok për të larguar nga ekranet ata që thonë se gjuha shqipe është shumë e motshme!
 
Ç’i prish këtyre Hamzallarëve vjetërsia jonë si komb, si popull e si gjuhë?
U prishet shumë punë dy fqinjve tanë armiq të përjetshëm të shqiptarit dhe shqiptarisë! Këta Hamzallarët tanë janë si biçim rojesh, si ata murgjërit e përbetuar që duhet të ruajnë reliket mistike. Të mbrojnë me çdo mjet albanologjinë zyrtare, themeluar dhe ndërtuar me diktatin e posaçëm ruso – serb. Interesi greko – sllav është që shqiptarët të mos kenë identitet. Jo palidhje në kohën e pushtimi otoman shqipja qe e ndaluar me ligj dhe ne alfabetin e patëm vetëm në 1908. Jo padashje fshihen të dhëna shkencore për elementë unikë antropologjikë të shqiptarëve, si p.sh forma e pashoqe e kafkës së banorëve në trekëndëshin e Alpeve tona, karakteristika unike të gjakut të shqiptarëve etj.
Këta “kapuçonë” që ruajnë si cerberë monopolin e “dijes”, sot kanë dalë me shpatë në dorë , përse?
E futa në kllapa “dije” sepse ajo që ne na është servirur si “studim”, “shkencë” etj, në dekada, në kohë të Enverit dhe pas tij dendur është dogmatike dhe e cunguar. Sidomos historia dhe arkeologjia, por në total e gjithë ajo që quhet “albanologji”. Ekzistenca e këtyre shkencave dhe instituteve i detyrohet politikës. Janë ngritur nga PPSH, kanë ecur të udhëhequra nga Enver Hoxha, i kanë shërbyer PPSH Enverit dhe politikave të tyre dhe nuk mund të kenë as formë e as funksion tjetër veç atij që i ka farkëtuar politika. Imagjino! në krye të institucionit më të lartë shkencor në vend vegjeton ministri i arsimit të qeverisë komuniste! Nëse bie kjo lloj albanologjie në çast bien edhe individët që hanë bukë, blejnë rroba të shtrenjta e bëjnë qejf nëpër katedra e institute. Nuk ka kuptim pastaj qenia e tyre. Të zënë në këtë kurth, paradoksalisht “Intelektualët” bënë peticion për të shpëtuar veten. Si në librat fantashkencë që, ti kthehesh në kohë, babain ta shtyp makina dhe ti nuk ekziston edhe pse ekziston. Ore e kanë luftë për ekzistencë ata! “A! Ju keni 80 vjet që thoni mosha e shqipes përkon me moshën e sllavëve në Ballkan, por kjo s’qenkësh e vërtetë shkencore ???? Ca amerikanë e gjermanë e nxjerrin shqipen një nga gjuhët më të vjetra të botës dhe ju heshtni???? Mirë pra! O ju ose ATA”!!
Hamzallarët!
Ata që kanë qeverisur e qeverisin vendin dhe gjithë hyzmeqarët e tyre. Hamzallarët shumohen me mitozë. Si mikrobet. Një ADN – Hamza që ndahet më dy, 4, 444, 666 …deri në pafundësi. Ata e gëzuan këtë vend dhe ata janë mallkimi. Shiten shpejt e shiten lirë.

Op/Ed

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Konflikti i mundshëm Izrael – Iran

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës   Kjo është...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të thuhet më 8 maj por në bazë të rezultatit të raundit të parë tregun qartë...

Festë e madhe në Prishtinë për ditëlindjen Skënderbeut

Për nder të ditëlindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, më 6 maj do të mbahet një manifestim në sheshet “Skënderbeu” dhe “Nënë Tereza”,...

Endriti uron babanë: I bindur se në ditëlindjen e radhës do t’i gëzohemi rikthimit tënd në atdhe

Endriti, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka uruar babanë e tij me rastin e ditëlindjes së 56-të. Endriti ka përmendur faktin se kjo është ditëlindja...