spot_imgspot_img
spot_img

12 Tetori Kuqezi, DigitAlb vjen me dhurata speciale për të gjithë shqiptarët

12 tetori është Kuqezi dhe për ta bërë edhe më speciale këtë ditë, ka menduar DigitAlb, që ka shpërndarë 22 mijë qeleshe (Plisa) në të gjithë vendet e stadiumit për të krijuar një dekor unik dhe spektakolar të tifozerisë fantastike shqiptare në shkallët e “Air Albanias”, për ndeshjen Shqipëri-Çeki.

 

Nëse nuk keni biletë për të stadium, por doni të mbani krenarisht një plis mbi kokë më 12 tetor, mund ta merrni atë falas në stendën e DigitAlb, pranë “Fan Zonës” në sheshin ‘Skënderbej’. Gjithashtu, edhe në të gjithë dyqanet DigitAlb, mjafton të shkarkoni aplikacionin DigitAlb dhe do të mund të vini mbi kokë qeleshen, simbolin e burrërisë shqiptare.

Prej orës 20:45, sytë e të gjithë shqiptarëve do të jenë në “Air Albania” dhe për këtë ka menduar Shoqëruesi i pandarë i Kombëtares Kuqezi, DigitAlb, që do të transmetojë falas për të gjithë bashkatdhetarët brenda edhe jashtë vendit, sfidën mes Shqipërisë dhe Çekisë.

Mjafton të keni marrësin tokësor apo satelitor DigitAlb, ose të shkarkoni aplikacionin DigitAlb në smartfonët, tabletat apo televizorët tuaj dhe do të mund të ndiqni falas spektaklin në ‘’Air Albania”, aty ku Sylvinho me djemtë kuqezi do të provojnë të rishkruajnë historinë, duke hedhur një tjetër hap drejt Europianit Gjermani 2024.

Jo vetëm kaq, pasi DigitAlb do të vijë të enjten me një transmetim maratonë, me lidhje direkte nga ‘Fan Zona’ në sheshin Skënderbej, ku do të ketë stendën e vet me gazetaren Albana Bejko dhe të ftuar të shumtë nga bota e futbollit dhe jo vetëm.

DigitAlb do të sjellë gjithashtu lidhje direkte të vazhdueshme nga zona të ndryshme të kryeqytetit, kudo ku ka tifozë dhe festë kuqezi, për të për të përcjellë në mënyrën më perfekte të mundshme, informacione, por edhe emocionet para dhe gjatë ndeshjes.

Ndërkohë që një atmosferë e jashtëzakonshme do të jetë edhe në sheshin Skënderbej ku do të mund të ndiqni sfidën në ekranet gjigantë në transmetimin e DigitAlb/SuperSport, platformës më të dashur të të gjithë shqiptarëve, partnerit të përhershëm të kombëtares kuqezi!/SUPERSPORT

SEPSE DIGITALB, ËSHTË SHTËPIA E TË GJITHË SHQIPTARËVE…

Op/Ed

Veprim diletanteske e jo serioz për ti shpëtuar masave nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Nga Hisen Berisha – Deputet i Parlametit të Kosovës...

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Letra e plotë e Gjermanisë, Italisë dhe Francës për Kurtin

Në letrën që Gjermania, Franca dhe Italia ia kanë dërguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ia kanë bërë të qartë se hapat që ka...

Asambleja e “Serbisë së Madhe” do mblidhet më 8 qershor në Beograd

Pas marrëveshjes mes presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiç, parlamenti i madh serb është caktuar për 8 qershor...

Mediat sllovake: Pse atentatori 71-vjeçar qëlloi me armë kryeministrin Fico

Kryeministri i Sllovakisë nuk ndodhet më në rrezik për jetën, pasi u qëllua disa herë me armë zjarri në distancë të afërt. Lajmin e ka...