Policia e Kosovës dhe Prokuroria gjenden ende brenda ambienteve të Spitalit të Gjinekologjisë për të hetuar rastin e rëndë të vrasjes së një 35 vjeçareje nga ish burri i saj.
Periskopi nga vendi i ngjarjes raporton se po merren në pyetje stafi dhe dëshimtarët brenda.
Periskopi poashtu nga burime brenda Spitalit të Gjinekologjisë ka mësuar se gruaja në fjalë ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë, ndërkohë që ishte e kërcënuar edhe më herët nga ish burri i saj, i cili po dyshohet se e vrau, dhe me të cilin po priste fëmijën.
Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasjen e një gruaje në oborrin e QKUK’së, që po dyshohet se ishte shtatzënë.
Flora Ahmeti për Periskopin ka dhënë detaje.
”Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.