Analisti politik, Milaim Zeka, në lidhje me vrasjen e gruas 35-vjeçare në oborrin e QKUK-së, ka kërkuar rikthimin dënimit me vdekje.
Ai ka thënë se këtë e aplikon edhe Japonia dhe duhet të zbatohet në Kosovë dhe Shqipëri.
Postimi i plotë i Zekës:
Edhe Japonia e ka denimin me vdekje
Kot vajtojme per kete vrasje kaq te rende. Kot qyrravemi. E vetmja zgjidhje per Kosoven dhe Shqiperine eshte kthimi i denimit me vdekje.
Japonia e ka, pse te mos e kemi ne?!!!
Harrova me i thane ketyre debilave te pushtetit nese kishin mujte me mbylle repartin e Gjinekollogjise, sikur rasti i Pejes, se me mbyllje “rregullohet” shoqeria, jo me sundim te ligjit…