spot_imgspot_img
spot_img

Republikanët mundohen ta fajësojnë Joe Bidenin për sulmin e Hamasit në Izrael

Ish-presidenti Donald Trump dhe republikanë të tjerë kanë hedhur fajin mbi presidentin amerikan Joe Biden, për sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, duke e përmendur një transferim prej 6 miliardë dollarësh në Iran, raporton agjencia “AP”. Sulmi i befasishëm i së shtunës ndaj Izraelit, po përdoret për qëllime politike nga republikanët, në prag të zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së.

Donald Trump, deklaroi se “dollarët e taksapaguesve amerikanë ndihmuan në financimin e këtyre sulmeve”.

Pjesa më e madhe e kritikave republikane u përqendrua në një marrëveshje komplekse të bërë nga administrata Biden në shtator, për lirimin e pesë shtetasve amerikanë të ndaluar në Iran. Si pjesë e marrëveshjes, afërsisht 6 miliardë dollarë në asete të ngrira iraniane që mbaheshin në Korenë e Jugut u transferuan në një llogari në Doha, Katar. Zyrtarët e administratës Biden kanë bërë të ditur se asnjë para në llogarinë e Dohas deri më tani nuk është shpenzuar.

Megjithëse Hamasi është një grup mysliman sunit, ai ka një krah militant që ka ushqyer prej kohësh lidhje të ngushta me Iranin, një burim financimi dhe një fuqi shiite. Hamasi dhe Irani janë bashkuar si shkak i një armiqësie të përbashkët ndaj Izraelit. Biden të shtunën e cilësoi sulmin si “të pandërgjegjshëm” dhe u zotua të sigurojë që Izraeli të ketë “atë që i nevojitet për të mbrojtur veten” pas sulmit.EO

Op/Ed

Veprim diletanteske e jo serioz për ti shpëtuar masave nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Nga Hisen Berisha – Deputet i Parlametit të Kosovës...

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Letra e plotë e Gjermanisë, Italisë dhe Francës për Kurtin

Në letrën që Gjermania, Franca dhe Italia ia kanë dërguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ia kanë bërë të qartë se hapat që ka...

Asambleja e “Serbisë së Madhe” do mblidhet më 8 qershor në Beograd

Pas marrëveshjes mes presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiç, parlamenti i madh serb është caktuar për 8 qershor...

Mediat sllovake: Pse atentatori 71-vjeçar qëlloi me armë kryeministrin Fico

Kryeministri i Sllovakisë nuk ndodhet më në rrezik për jetën, pasi u qëllua disa herë me armë zjarri në distancë të afërt. Lajmin e ka...