spot_imgspot_img
spot_img

Ahmetaj: Kurti në këto momente s’do donte të ishte kryeministër

Analistja politike, Ish ministrja e integerimeve evropiane  Mimoza Ahmetaj, ka thënë se Kosova s’ka arritur ta materializojë në arenën ndërkombëtare situatën në Banjskë.

Ahmetaj tha se Kosova e ka konsumuar për brenda atë se çka ka ndodhur në Bansjkë, por zëri i saj s’ka arritur të dëgjohet me larg sesa territori i saj apo në rajon.

“Ne po flasim për takim në Bruksel dhe negociata, por nga perspektiva ime më së paku ka negociata. Atje do të shkohet të pranohet ose jo propozimi që ka ardhur Friedrich Ebert Stiftung bashkë me aneksin, pra Marrëveshja Bazë bashkë me Aneksin e Ohrit dhe kjo është situata e tanishme”.

“Sipas të gjitha gjasave, nga ajo që kuptohet tanimë është ai propozim, ka qenë kohë e shkurtër dhe hapësirë e pamundur që të zbulohet diçka e re sepse kanë qarkulluar disa propozime deri tani dhe duket që propozimi i Friedrich Ebert Stiftung është propozimi më i pranueshëm”, tha ajo në Rubikon në Klan Kosova.

Më tej, ajo tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti, aktualisht nuk do të donte të ishte në pozitën që ai mban, si shkak i situatës së vështirë, teksa shtoi se në rast se Kosova e pranon marrëveshjen, atëherë do të ketë autonomi për serbët në Kosovë

“Ne s’e materializuam Bansjkën, Kosova është nën sanksione të BE-së dhe po e paguan çmimin e një politike amatoreske, injorante të kësaj qeverie dhe në gjithë këtë situatë të krijuar ne më së paku do të përfitojmë”.

“Nëse pranohet, ne do ta pranojmë Asociacionin me vetëmenaxhim, një bashkësi të komunave me shumicë serbe, me flamurin, me simbolet e veta dhe me një autonomi më të lartë sesa marrëveshja e parë në Bruksel dhe kjo do të jetë situata në të cilën do të gjendeshim”, tha ajo.

Op/Ed

Veprim diletanteske e jo serioz për ti shpëtuar masave nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Nga Hisen Berisha – Deputet i Parlametit të Kosovës...

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Letra e plotë e Gjermanisë, Italisë dhe Francës për Kurtin

Në letrën që Gjermania, Franca dhe Italia ia kanë dërguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ia kanë bërë të qartë se hapat që ka...

Asambleja e “Serbisë së Madhe” do mblidhet më 8 qershor në Beograd

Pas marrëveshjes mes presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiç, parlamenti i madh serb është caktuar për 8 qershor...

Mediat sllovake: Pse atentatori 71-vjeçar qëlloi me armë kryeministrin Fico

Kryeministri i Sllovakisë nuk ndodhet më në rrezik për jetën, pasi u qëllua disa herë me armë zjarri në distancë të afërt. Lajmin e ka...