spot_imgspot_img
spot_img

Gazetarja e të përditshmes New York Times jep dorëheqje pas nënshkrimit të letrës që protestonte kundër sulmit të Izraelit ndaj Gazës

Gazetarja e të përditshmes New York Times, Jazmine Hughes dha dorëheqje nga gazeta javën e kaluar pasi kishte shkelur rregullat e medias duke nënshkruar një peticion, që përkrahte palestinezët dhe protestonte ndaj sulmit të Izraelit ndaj Gazës.

Dorëheqja e saj u bë e ditur nga redaktori i New York Times-it, Jake Silverstein përmes një letre drejtuar punonjësve të gazetës të premten, duke i njoftuar ata se ai dhe gazetarja Hughes, kishin ardhur në një përfundim të përbashkët, që ajo duhej të dorëhiqej.

“Ndërkohë që e kuptoj që ka qëndrime të forta, (veprimi i saj) përbënte shkelje të qartë të politikës së New York Times-it rreth protestave publike,” shkroi zoti Silverstein. “Kjo politikë, të cilën e përkrah plotësisht, është pjesë e rëndësishme e përkushtimit tonë ndaj pavarësisë.”

Sipas gazetës New York Times, peticioni i nënshkruar nga gazetarja Hughes u botua javën e kaluar në internet nga një grup i quajtur “Shkrimtarët kundër luftës në Gazë.” Grupi, sipas njoftimit të New York Times-it, është një koalicion I momentit i sapoformuar dhe i përkushtuar “ndaj solidaritetit dhe çlirimit të palestinezëve” që dënoin”sulmin e Izraelit” ndaj palestinezëve si dhe gazetarëve të vrarë që po raportonin luftën. Peticioni ishte nënshkruar nga qindra njerëz, përfshirë gazetarë të mirënjohur dhe shkrimtarë, sipas gazetës New York Times.

Sipas raportimit të New York Times, kjo është hera e dytë brenda vitit që zonja Hughes shkel politikën e gazetës prestigjioze amerikane. Gjatë këtij viti zonja Hughes, e cila është gazetare e që ka fituar çmime për shkrimet e saj, nënshkroi edhe një letër publike për të protestuar kundër raportimit të gazetës për çështjet transgjinore.

“Ajo dhe unë biseduam se dëshira e saj për të pasur një qëndrim të tillë publik dhe për të marrë pjesë në protesta publike nuk përputhet me të qenurit gazetare e New York Times,” tha zoti Silverstein.

Gazetarja Hughes iu bashkua gazetës New York Times më 2015 dhe ka punuar si redaktore dhe gazetare në revistën e kësaj të përditshme. Ajo është nderuar me dy çmime kombëtare gjatë viteve të fundit. /VOA

Op/Ed

Veprim diletanteske e jo serioz për ti shpëtuar masave nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Nga Hisen Berisha – Deputet i Parlametit të Kosovës...

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Letra e plotë e Gjermanisë, Italisë dhe Francës për Kurtin

Në letrën që Gjermania, Franca dhe Italia ia kanë dërguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ia kanë bërë të qartë se hapat që ka...

Asambleja e “Serbisë së Madhe” do mblidhet më 8 qershor në Beograd

Pas marrëveshjes mes presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiç, parlamenti i madh serb është caktuar për 8 qershor...

Mediat sllovake: Pse atentatori 71-vjeçar qëlloi me armë kryeministrin Fico

Kryeministri i Sllovakisë nuk ndodhet më në rrezik për jetën, pasi u qëllua disa herë me armë zjarri në distancë të afërt. Lajmin e ka...