spot_imgspot_img
spot_img

Rasti i Astrit Deharit ndodhi gjatë revolucionit terrorist të “shamijave të kuqe”

Nga Hisen Berisha

Zonja vetingu, vazhdon me refrenin autik, se rasti Dehari ju takon qeverive të para shtatë viteve. Edhe pse ky rast ndodhi gjatë revolucionit terrorist të “shamijave të kuqe” dhe po vazhdon të mos zbardhet në regjimin neokomunist të kësaj lëvizje.

Jo pra, moj e stërkequra politikisht, nuk janë qeveritë e para shtatë vitesh, por pikërisht kjo lëvizje dhe ju personalisht, kryeministri juaj, e ministria linjës, bashkë me hetuesinë dhe ndihmësin juridik, përgjegjësit e dështimit të hetimit dhe ketë pa fije dyshimi, për shkaqe subjektive, ngase jeni të involvuar penalizueshëm në rast.

Ju i dërguat mostrat për ekspertizë në një shtet neutral e të besuar, në Zvicërr. Dolët me qëndrimin për një vrasje. Pretenduat se mostrat po dëshmojnë të njëjtën.
Më vonë dolët me teorinë se, u zhdukën mostrat, e më pastaj i gjetët në frigoriferët që ishin ndërruar. Pra, mostrat kishin përfunduar në mbeturina.
Deri sa në fund, i dogjët ambientet, ku ruhen raportet e këtij rasti e shumë mostrave të shumë rasteve penale në Kosovë, përfshirë edhe provat e masakrave serbe të kryera gjatë luftës.

Krejtë këto kanë ndodhur nën qeverisjen tuaj. Ndaj përgjegjëse direkte jeni personalisht, e ndërlidhur janë edhe Kryeministri, ministria linjës, hetuesit dhe mbrojtja.

Kështu që duhet Komision Parlamentar hetimor, që ta zbardhim dokumentacionin e dëshmitë e rastit.

Ndërlidhur me këtë, para zbardhjes së rastit Astrit Dehari, duhen zbardhur rrethanat e vdekjes së të vëllait Arbrit, e para tij duhet zbardhur objektivat e sulmit me mjete luftarake terroriste në institucionet e shtetit, nga LVV.

Por, nëse vlrtetë duam ti zbardhim, atëherë duhet urgjent të kërkohet ndihmë nga FBI e SHBA, që të zbardhet jo vetëm ky rast, por edhe shumë tjera, si aferat korruptive në diplomaci – rastin “GEN” për vjedhje të energjisë, rastin e vjedhjes së rezervave shtetrore nga një rrjet kriminal e mafioz të afërt me qeverinë dhe vet Kryeministrin, shpërdorimi i buxhetit përmes subvencioneve, transfereve, etj.

Po ashtu, një hetim i kuvendit dhe inteligjences amerikane, duhet bërë ndaj dialogut dhe dokumentëve të marrëveshjeve të dëmshme që keni bërë.

Për fund, një pyetje për ekipin e kuislingëve në negociata, ku mbetën thikat mbi harta?! Pse nuk ndodhi ndarja, sipas kauzave tuaja të shumta të mashtrimit?!
Kush po i tradhton interesat e kombit sot?

Op/Ed

Veprim diletanteske e jo serioz për ti shpëtuar masave nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Nga Hisen Berisha – Deputet i Parlametit të Kosovës...

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Letra e plotë e Gjermanisë, Italisë dhe Francës për Kurtin

Në letrën që Gjermania, Franca dhe Italia ia kanë dërguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ia kanë bërë të qartë se hapat që ka...

Asambleja e “Serbisë së Madhe” do mblidhet më 8 qershor në Beograd

Pas marrëveshjes mes presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiç, parlamenti i madh serb është caktuar për 8 qershor...

Mediat sllovake: Pse atentatori 71-vjeçar qëlloi me armë kryeministrin Fico

Kryeministri i Sllovakisë nuk ndodhet më në rrezik për jetën, pasi u qëllua disa herë me armë zjarri në distancë të afërt. Lajmin e ka...