spot_imgspot_img
spot_img

Stano: Pas 26 tetorit Kurti s’ka kërkuar diskutime shtesë për Asociacionin e as s’ka çuar më komente në Bruksel

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, thotë se pas dorëzimit të Draftit të Asociacionit, kanë pranuar disa komente fillestare nga Kosova, të cilave ai thotë se BE iu është përgjigjur me shkrim.

Megjithatë, Stano ka thënë se pas takimit të 26 tetorit të vitit 2023, kur kryeministri Albin Kurti ka thënë se e pranon Draftin e Asocaicionit me kushtin për nënshkrim nga vetë ai dhe presidenti serb Vuçiq, Kosova s’ka kërkuar diskutime shtesë e as s’ka dhënë komente shtesë për çështjen e Draftit të Asociacionit.

Ai në përgjigjen me shkrim për Express  ka thënë se Drafti është përgatitur duke respektuar vijat e kuqe të Kosovës dhe është miratuar nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Drafti është përgatitur duke respektuar vijat e kuqe të Kosovës dhe është miratuar nga 27 shtetet anëtare të BE-së dhe SHBA-ja. BE ka pranuar disa komente fillestare nga Kosova të cilave BE u është përgjigjur me shkrim. Sidoqoftë, pas takimit të 26 tetorit 2023 përgjatë të cilit kryeministri Kurti pranoi Draftin nën kushtin që të nënshkruhet nga ai dhe presidenti Vucic, s’është kërkuar diskutim shtesë për këtë çështje nga Kosova dhe Kosova s’ka dhënë komente shtesë”, ka thënë Stano për Gazetën Express.

Zëdhënësi i BE-së ka thënë se themelimi i Asociacionit është një obligim i kamotshëm i Kosovës dhe se Drafti i BE-së i përgatitur nga BE, SHBA dhe ekspertë të njohur ndërkombëtar ka ardhur pasi Kosova ka dështuar që të përmbush obligimin e saj edhe përkundër thirrjeve të shumta të BE-së dhe shteteve anëtare për ta bërë këtë.

“Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është një obligim i kamotshëm i Kosovës nën ligjin ndërkombëtar. Draft Statuti Evropian është përgatitur nga BE bashkë me SHBA, me pjesëmarrje aktive të ekspertëve ligjorë të njohur ndërkombëtarisht, pas dështimit të Kosovës që të përmbush obligimin e vetë për të prezantuar Draftin nga ana e saj, pavarësisht thirrjeve të shumta të BE-së dhe shteteve të saj anëtare”, ka përfunduar Stano.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej kohësh janë duke bërë thirrje që Kosova ta procedoj për në Gjykatë Kushtetuese Draftin e Asociacionit. Megjithatë ende s’ka ndonjë veprim konkret nga Qeveria e Kosovës për ta nisur një proces të tillë./ Express

Op/Ed

Veprim diletanteske e jo serioz për ti shpëtuar masave nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Nga Hisen Berisha – Deputet i Parlametit të Kosovës...

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Letra e plotë e Gjermanisë, Italisë dhe Francës për Kurtin

Në letrën që Gjermania, Franca dhe Italia ia kanë dërguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ia kanë bërë të qartë se hapat që ka...

Asambleja e “Serbisë së Madhe” do mblidhet më 8 qershor në Beograd

Pas marrëveshjes mes presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiç, parlamenti i madh serb është caktuar për 8 qershor...

Mediat sllovake: Pse atentatori 71-vjeçar qëlloi me armë kryeministrin Fico

Kryeministri i Sllovakisë nuk ndodhet më në rrezik për jetën, pasi u qëllua disa herë me armë zjarri në distancë të afërt. Lajmin e ka...