Kryeministri i vendit, Albin Kurti theksoi se dialogu nga 18 gushti ka rend logjik.
Kurti në një konferencë për media tha se është legjitime që për çështjen e komuniteteve jo shumicë, njëra palë të besoj se ka një model më të mirë.
Ai tha se është i gatshëm që sa më parë të arrihet një marrëveshje finale me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes.
“Dialogu nga 18 gushti ka rend logjik. Pika e parë, korniza e përgjithshme e marrëveshjes, për çfarë tri javë më vonë, saktësisht më 9 shtator na erdhi një përmbledhje e ideve dhe opsioneve me formën e asaj që sot njihet si propozim i BE-së. Me mbështetjen e Francës, Gjermanisë dhe SHBA-së, dhe pika e dytë janë çështjet aktuale. Pra, çdo gjë që palët dëshirojnë të shtrojnë për trajtim duhet këtë ta bëjnë në kuadër të kornizës së përgjithshme të marrëveshjes, për çfarë e kemi edhe një propozim konkret”.
“Andaj, është legjitime që për çështjen e pakicave kombëtare apo të komuniteteve jo shumicë, njëra parë të besoj se ka një model më të mirë dhe ta shtrojë aty. Pra, te pika e parë është vendi ku ata mund ta shtrojnë edhe çështjen e asociacionit si model për pakicat kombëtare apo komunitet jo shumicë. Unë jam i gatshëm, i interesuar që sa më parë të arrijmë një marrëveshjen finale dhe t’i normalizojmë plotësisht marrëdhëniet, natyrisht me njohën reciproke në qendër të marrëveshjes. Se kur zhvillohen takimet në Bruksel, varet prej lehtësuesve apo ndërmjetësve, Borrell dhe Lajçak”, theksoi Kurti.