spot_imgspot_img
spot_img

Artan Grubi në Pressing: Me Albin Kurtin njihemi nga koha kur kanë qenë bashkë në sektorin civil

Zëvendëskryeministri, Artan Grubi i ftuar në emisionin Pressing me Leonard Kerqukin në Tv Klan Macedonia, tha se këto zgjedhje presidenciale dhe parlamentare i fiton Bashkimi Demokratik për Integrim.

Grubi në pyetjet e gazetarëve për përzierjen e kryeministit të Kosovës, Albin Kurti në zgjedhjet në RMV, u përgjigj se ndërhyrje të tilla ka pasur dhe më herët mirëpo pa sukses.

“Të gjithë zhvillimet i ndjej si të miat, jo vetëm unë por të gjithë shqiptarët në Maqedoni, ndaj dje dhe qyteti i Prizrenit e shpalli z.Ali Ahmeti dhe qytetar nderi. Unë me kryeministrin Kurti njihem që shumë vite, kur bashkëpunimin me organizata të ndryshme, unë aso kohe isha në “Zgjohu”. Kurti ka pasur ndërhyrje në Maqedoni dhe Shqipëri që nga viti 2005-2006, ai mori pjesë drejtpërdrejtë në zgjedhjet e kaluara, mbanin fjalime në tubimet e opozitës. Në zgjedhje presidenciale z.Kurti mbështeti dhe z.Blerim Reka mirëpo nuk arriti sukses, pra aso kohë ne as nuk kishim kandidat sepse promovuam idenë e konsesualitetit. Sipas të gjitha sondazheve BDI fiton, pavarësisht se çka thonë opozita, tashmë e kanë Bekim Qokun mirëpo i njejti ka kaluar nga PDSH e ASH tanimë në VV. Ali Ahmeti neve na ka mësuar të mbajmë raporte ndër institucionale për projekte ndërshtetërore me cilindo politikan fqinj, pa ndasi dhe pa dallime”, deklaroi Grubi.

Duke folur për zgjedhjet që pritet të mbahen më 24 prill dhe 8 maj, zëvendëskryeministri Artan Grubi në “Pressing” të Klan Maqedoni, ka deklaruar se kjo nuk është hera e parë që Albin Kurti e VV-ja përfshihen në zgjedhje. Thotë se me Kurtin njihet nga koha kur kanë qenë bashkë në sektorin civil.

“Nuk është hera e parë që Kurti dhe VV-ja përzihen në zgjedhje, janë përfshirë edhe zgjedhjet parlamentare të kaluara, atëherë nuk arritën sukses. Glauk Konjufca dhe Haki Abazi po edhe Albin Kurti kanë marrë pjesë direkt në tubimet e Aleancës dhe Alternativës aso kohe”, deklaroi Grubi

Foli edhe për përfaqësuesin e VV-së në RMV, po edhe për opozitarët që sipas Grubit janë derivate të BDI-së.

“Bekim Qoku ka qenë deputet me PDSH, pastaj me ASH, tash edhe me Vetëvendosjen. Ndoshta në Kosovë nuk është e qartë .situata politike, por opozitë në RMV janë vetëm derivatet e BDI-së. E marrim shembull, Bilall Kasami ka qenë sekretar shtetërorë i z.Fatmir Besimi”, tha Grubi.

Artan Grubi thotë se opozita është bashkuar me aminin e VMRO-së. Shton se opozitarët tanë janë të ndikuar në mënyrë inderekte nga ndikimi rus. Thotë se kanë mungesë të përvojës ndërkombëtare.a

“Kanë shumë dallime mes vete, kanë mungesë projektesh, nuk kanë asnjë ide. E vetmja pikë që ata i bashkon është e rrënimi i BDI-së dhe Ali Ahmetit. E vetmja pikë e përbashkët është urrejtja e UҪK-së. Ata janë të pavedishëm, në mungesë të përvojës ata janë indirekt të përfshirë nga ndikimi rus. Që të pesë liderët nuk kanë përvojë ndërkombëtare.Ata nuk dijnë as maqedonisht. Shifeni ekzekutivin që ka BDI-ja, 10 ministra shqiptar. Kemi bërë, nga kryeministri, zëvendëskryeministri parë shqiptar, flamuri, kryetari i federatës së futbollit dhe shumë të tejra”, tha Grubi.

/TvKlan.mk

Op/Ed

Veprim diletanteske e jo serioz për ti shpëtuar masave nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Nga Hisen Berisha – Deputet i Parlametit të Kosovës...

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Letra e plotë e Gjermanisë, Italisë dhe Francës për Kurtin

Në letrën që Gjermania, Franca dhe Italia ia kanë dërguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ia kanë bërë të qartë se hapat që ka...

Asambleja e “Serbisë së Madhe” do mblidhet më 8 qershor në Beograd

Pas marrëveshjes mes presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiç, parlamenti i madh serb është caktuar për 8 qershor...

Mediat sllovake: Pse atentatori 71-vjeçar qëlloi me armë kryeministrin Fico

Kryeministri i Sllovakisë nuk ndodhet më në rrezik për jetën, pasi u qëllua disa herë me armë zjarri në distancë të afërt. Lajmin e ka...