Ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe Beograd, ka dalë me një komunikatë të përbashkët ku kërkohet urgjentisht heqja e barrikadave në Veriun e Kosovës të vendosura nga serbët lokalë.
Në komunikatë thuhet se “Shtetet e Bashkuara shprehin shqetësimin e tyre të thellë për situatën aktuale në veri të Kosovës”.
“Ne e kuptojmë se autoritetet kosovare kanë arrestuar një individ të dyshuar për përfshirje në një sulm të dhunshëm ndaj autoriteteve kosovare të zbatimit të ligjit dhe komisionit zgjedhor. Ky arrestim po përdoret si justifikim për bllokime të paligjshme të rrugëve si dhe kërcënime dhe frikësime ndaj autoriteteve kosovare dhe popullatës lokale”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu në komunikatë thuhet se SHBA është në mbëshetetje të NATO’s që garanton sigurinë në Kosovë.
“Ata që i kanë vendosur barrikadat duhet t’i heqin menjëherë. Ne presim fund të çdo lloj dhune dhe kërcënimi. Ne shprehim vleresim tonë për Nato-n dhe Eulexin. Ne debojmë fiqishëm secilim sulm ndaj cdo institucioni kosovar dhe ndërkombëtar. I bëjmë thirrjes secilit të dëhsmoj përbajtje dhe te deeskalohet situata. Kërkojmë që palët në dialog”, thuhet mes tjerash në reagim, shkruan Gazeta10.
Deklarata e plotë:
Deklaratë e përbashkët e Ambasadave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd dhe Prishtinë për situatën në veri të Kosovës, 11 dhjetor 2022.
Shtetet e Bashkuara shprehin shqetësimin e tyre të thellë për situatën aktuale në veri të Kosovës. Ne e kuptojmë se autoritetet kosovare kanë arrestuar një individ të dyshuar për përfshirje në një sulm të dhunshëm ndaj autoriteteve kosovare të zbatimit të ligjit dhe komisionit zgjedhor. Ky arrestim po përdoret si justifikim për bllokime të paligjshme të rrugëve si dhe kërcënime dhe frikësime ndaj autoriteteve kosovare dhe popullatës lokale.
Ata që ngritën postblloqe të paligjshme duhet t’i çmontojnë ato menjëherë. Ne presim që t’i jepet fund të gjitha kërcënimeve të dhunës dhe frikësimit. Ne shprehim mirënjohjen dhe mbështetjen tonë të plotë për Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR) për përpjekjet e saj për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes dhe për Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX). Ne i dënojmë fuqishëm si të papranueshme të gjitha sulmet ndaj agjencive të sigurisë kosovare dhe ndërkombëtare.
I bëjmë thirrje të gjithëve që të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të marrin masa të menjëhershme për të arritur një de-përshkallëzimin e situatës dhe të përmbahen nga aktet provokuese. Ne i nxisim palët të punojnë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështjet shqetësuese.