Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, në ora 16:30, është takuar me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Escobar në këto takime është shoqëruar edhe nga ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier.
Pas daljes nga takimet Escobar, në një deklaratë të shkurtër për media, ka thënë se kjo ishte një vizitë rutinë në Kosovë.
I pyetur për situatën në veri të Kosovës, Escobar ka thënë së për këtë nuk mund të komentojë.
“Nuk është se kam ndonjë koment. Jam pjesë e një angazhimi rutinor këtu. Jemi partnerë të mirë dhe është bukur që të qëndrojmë në komunikim të vazhdueshëm. Do të kem më shumë te them, do të kemi edhe ca takime tjera, pastaj do të diskutojmë”, tha Escobar.