spot_imgspot_img
spot_img

VV i reagon Komunës së Prishtinës

Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Prishtinë ka reaguar ndaj Komunës së Prishtinës nën dyshimet për uzurpim e privatizim të hapësirave publike të Kryeqytetit.

Sipas tyre, është e papranueshme që sheshi i qytetit të shërbej si hapësirë afariste për individ e grupe të caktuara, të afërta me pushtetin, dhe si zonë e ndaluar për qytetarë të Prishtinës.“Pse duhet një pjesë e sheshit të rrethohet si arenë gladiatorësh?Nëse hyrja qenka pa pagesë, pse duhen rrethojat?Pse duhet paguar hyrje ose rezervim të tavolinës në mes të hapësirës publike?Askush nuk ka të drejtë të mbyll sheshin ose një pjesë të sheshit për një kategori të caktuar të qytetarëve. Këtë mund ta bëjnë në ndonjë lokal apo pronë të tyren, me ose pa pagesë – por sheshi është vendi i barazisë qytetare dhe veprimet e tilla janë të papranueshme dhe kërkojnë reagim.Gjithashtu duhet potencuar se janë të pavërteta dhe të pasakta deklaratat e Kryetarit Rama se “çdo gjë ka qenë pa pagesë”. Mbi këtë temë dhe për çështje të pagesave të kërkuara në atë zonë, kanë shkruar paraprakisht edhe gazetarë të mediumeve të ndryshme dhe kanë reaguar qytetarë të shumtë.Pse qeverisja komunale nuk e organizon vet një ngjarje të tillë ku qasja dhe mundësitë do të ishin të barabarta dhe falas për të gjithë qytetarët?Komuna e Prishtinës ka Drejtori të Kulturës sikurse ka edhe Drejtori për Sport dhe mbi 50 milionë euro suficit buxhetor apo para të pashpenzuara nga viti paraprak”, shkruan në reagimin zyrtar.

Op/Ed

Më keq se Serbia!

Nga Akan Lika Në debatin për formimin...

Republika e Kosovës siguron ruajtën dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare

Nga Bastri Beka - Feniksi Republika e Kosovës është...

UÇK burim frymëzimi për brezat!

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës       Shënimi i...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Historia e bukur e dashurisë e Ismail Kadaresë me Helenën

Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare është ndarë nga jeta mëngjesin e kësaj të hënë, në moshën 88-vjeçare. Prej një jete ai ka patur...

Veriu i Kosovës mbushet me postera të Vuçiçit

Në veri të Kosovës, mëngjesin e sotëm janë shfaqur disa posterë me imazhin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Në këto postera ku shihet Vuçiç,...

Konjufca: Institucionet kanë informata për përgatitje të një sulmi të ri të Serbisë ndaj Kosovës

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se institucionet e Kosovës kanë informata të sakta se një grup terroristësh janë duke u trajnuar në...