Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka dënuar sulmin ndaj dy qytetarëve në Shtërpcë.
Ai ka thënë se është thellësisht për plagosjen e tyre.
“E dënoj ashpër sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë. Thellësisht i brengosur për plagosjen e tyre. Sipas informatave, të rinjtë 11 dhe 21 vjeçar janë jashtë rrezikut për jetë dhe ju dëshiroj shërim të shpejtë. Policia e Kosovës veçse ka arrestuar të dyshuarin i cili pa asnjë mëdyshje duhet dhe do të përballet me organet e drejtësisë”, ka thënë ai.
Për zbulimin e të vërtetës, Kurti ka thënë njësitet relevante do të vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e të gjitha rrethanave, siç ka theksuar ai, të këtij akti të papranueshëm dhe të dënueshëm.
“Dua të siguroj të gjithë qytetarët se Policia e Kosovës është e angazhuar maksimalisht në kryerjen e detyrave të saj me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe pronës së të gjithëve pa dallim”, ka deklaruar Kurti nëpërmjet Facebook.