spot_imgspot_img
spot_img

Haliti: Fushata e VV-së po del që u financua nga Serbia përmes Martin Berishajt

Analisti i politikës, Afrim Haliti, duke reaguar për dyshimet se fushata e Vetëvendosjes u financua me paratë e ambasadorit, Martin Berishaj, ka thënë se financimi ilegal i fushatëve mundëson përhapjen e korrupsionit politik.

Haliti ka hedhur dyshime duke thënë se rritja e VV-së në 51 për qind nuk ishte e rastësishme dhe se për këtë rritje kërkohej financim i madh.

“Ka pasë deklarime për financime nga vende të ndryshme si Turqia e Irani, por tashmë po bëhet e qartë që financimet kryesore financiare kanë buruar nga vendi i fundit që do kishim dëshiruar – nga Serbia përmes ndërmjetësuesve të tipit Martin Berishaj.” – ka shkruar ndër të tjera Haliti në Facebook.

Më tej, ai ka thënë se VV po mrbohet duke përdorur “pranimin e sulmit si strategji.”

Shkrimi i plotë i tij:

Financimi ilegal i kampanjave parazgjedhore është porta kryesore që mundëson përhapjen e korrupsionit politik. Zgjedhja që bënë elektorati përmes zgjedhjeve kredibile është baza e demokracisë, e kur zgjedhjet përdorën si monedhë për të manipuluar sipas dëshirës, kjo bazë shembet. Atëherë nuk është për t’u habitur që korrupsioni politik nxit ndikimin keqdashës nga jashtë dhe lejon që autokratët të lëshojnë rrënjë.

Rritja enorme e votave deri në 51% për Vetëvendosjën, në të njejtën mënyrë nuk ishte krejt e rastësishme. Për ta mundësuar këtë rritje kaq të madhe kërkohej edhe financim i madh për t’i drejtuar kampanjat që kishte drejtuar Vetëvendosja me Albin Kurtin. Kostoja e atyre kampanjave, për ata që marrin vesh sado pak prej kësaj fushe, nuk ishte e vogël. Ka pasë deklarime për financime nga vende të ndryshme si Turqia e Irani, por tashmë po bëhet e qartë që financimet kryesore financiare kanë buruar nga vendi i fundit që do kishim dëshiruar – nga Serbia përmes ndërmjetësuesve të tipit Martin Berishaj. Gjithë ajo kampanjë për të denigruar secilen arritje që kishte bërë shteti i ri i Kosovës kishte për qëllim inxhinierimin e qëndrimeve të shoqërisë Kosovare ndaj vetë historisë moderne të Kosovës duke përmbushur kështu qëllimet e atyre që nuk kishin arritur ta bënin nga jashtë. Për t’u mbrojtur, tash në vazhdimësi partia në pushtet me kokëfortësi përdorë parimin e sulmit si strategji. Së fundmi përmes videoproduksioneve propaganduese, sa groteske aq edhe tragjikomike.

E në fund, elektorati i gjorë do të gjindet para situatës kur do ta kuptojë se partia në pushtet, me Martin Berishajt e saj, është e stërmbushur me gorillat që për 20 vjet si pamë.

Op/Ed

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Ansambli Muzikor sjell Adem Jasharin në Tetovë

Në Tetovë është shënuar edhe një e arritur në kulturën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ansambli Muzikor ka hedhur në skenë koncertin e parë...

Përurohet në Gjakovë, busti i heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut

Në Gjakovë është përuruar ditën e sotme busti i heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Monumenti, i cili pasqyron Gjergj Kastriotin mbi kalë,...

Me rastin e 3 Majit – Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit

Me rastin e 3 Majit - Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Këshillii Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) sjell ndërmend se liria e...