Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se Ministria e Mbrojtjes, bazuar në Planin e Reagimit Kombëtar në Emergjenca, është në gatishmëri të plotë të reagoj, varësisht nga kërkesat për mbështetje të Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave.
Në një postim në Facebook, Mehaj ka theksuar se gjendja në terren është duke u monitoruar pandërprerë.
“FSK si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizoj detyrën ligjore të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim”, ka shkruar Mehaj”, ka shkruar mes tjerash Ministri i Mbrojtjes.
Postimi i plotë:
“Pas reshjeve të mëdha që po vazhdojnë dhe vërshime në shumë pjesë të vendit, autoritetet tona zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren.
Ministria e Mbrojtjes, bazuar në Planin e Reagimit Kombëtar në Emergjenca, është në gatishmëri të plotë të reagoj , varësisht nga kërkesat për mbështetje të Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave.
FSK si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizoj detyrën ligjore të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim”.