spot_imgspot_img
spot_img

Persona të panjohur vendosin mbishkrime “WAGNER” nëpër veri të Mitrovicës, Policia i cilëson si nxitje e urrejtjes dhe përçarjes ndëretnike

Grafite me emërtimin e grupit paramilitar rus “Wagner” kamë vendosur në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan.

Lidhur me këtë, Policia e Kosovës ka thënë se njësiti policor i hetimeve po merret me rastin.

Sipas Policisë në veri të Mitrovicës, grafitet janë shkruar në mure të objekteve nga disa persona të panjohur.

“Mitrovicë veri, 22.01.2023 – NN. Është raportuar se në mure të objekteve nga persona deri më tani të panjohur janë shkruar mbishkrime me ngjyrë të kuqe ‘WAGNER’. Njësiti policor i hetimeve po merret me rastin, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq në Zveçan grafitet janë vendosur në tabelat e komunikacionit.

“Zveçan, 22/23.01.2023 – NN. Është raportuar se në tabelat e komunikacionit nga persona deri më tani të panjohur janë shkruar mbishkrime ‘WAGNER’. Njësiti policor i hetimeve po merret me rastin, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia.

Policia të dyja rastet i ka cilësuar si “Nxitje e urrejtjes dhe përçarjes ndëretnike”.

Kujtojmë se gjatë barrikadave në veri të Kosovës, të cilat ishin ngritur nga serbët vendas në organizimin e grupeve kriminale dhe Beogradit, kanë qenë të pranishëm edhe pjesëtarët e grupit “Wagner”.

Aktivitetet e grupit “Wagner” janë vënë sërish në qendër të vëmendjes së publikut botëror pas pushtimit rus të Ukrainës.

SHBA-ja javën e ardhshme do të vendosë sanksione shtesë ndaj organizatës ushtarake private ruse “Wagner Group”, e cila, siç theksojnë zyrtarët amerikanë, ofron mbështetje për ushtrinë ruse në luftën në Ukrainë, njoftoi të premten Shtëpia e Bardhë.

Shpërndaje në:

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...