spot_imgspot_img
spot_img

Rriten pagat e deputetëve dhe ministrave

Pagat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës janë rritur për mbi 150 euro, bazuar në Ligjin e ri të Pagave. Me koeficient 16.4, deputetët dhe ministrat do të paguhen me nga 1722 euro në muaj, raporton Paparaci.

Sipas ligjit të vjetër, paga bazë e një deputeti vlente 1,547 euro në muaj. Pagën e njëjtë me deputetët do t’i kenë edhe ministrat dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Vlera e koeficientit të pagës në sektorin publik do të jetë 105 euro, është bërë e ditur në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën. Ligji i Pagave që hyn në fuqi pas pak ditësh rregullon çështjen e pagave për mbi 82 mijë punëtorët e sektorit publik.

Për të llogaritur pagën duhet shumëzuar vlerën e koeficientit me koeficientin. Pra pasi që vlera e koeficientit është 105 euro, zyrtari që ka pagë në koeficient 5 do të marrë pagë 525 euro bazë, pa llogaritur shtesat. Në Ligjin për Paga janë 136 nivele të koeficienteve, me raport prej 2 në 18. Paga më e lartë do të jetë ajo e presidentit me koeficientin 18, apo 1890 euro.

Op/Ed

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Me rastin e 3 Majit – Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit

Me rastin e 3 Majit - Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Këshillii Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) sjell ndërmend se liria e...

Vuçiç mund të revoltohet, por festa e ditëlindjes së Skënderbeut do të mbahet në Prishtinë!

Festimi i Ditëlindjes së heroit Gjergj Kastriotit, më 6 Maj në sheshin qendror të Prishtinës “Skënderbeu” e paralajmëruar nga organizatorët si një “Ditë e...

Milaim Zeka, ‘shkolla e vjetër’ e gazetarisë që nuk dështon kurrë

“Unë punoj për shikime, jo për klikime”, ishte një nga frazat e gazetarit Milaim Zeka në intervistën që dha për podcastin ‘PPP’ nga Pamfleti. Në...