Qeveria e Kosovës ka miratuar disa vendime sot në mbledhjen e 127-të.
Në këtë mbledhje janë miratuar të gjitha këto pika:
“Kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për pagesën e specializantëve me vetëfinancim prej datës 1 janar 2023 deri me datë 31 dhjetor 2023. Vendimi siguron pagesën e 580 specializantëve në programin e Aftësimit Specialistik dhe EVM në vlerë 4 milionë e 129 mijë eurove prej datës 1 janar deri më 31 dhjetor të vitit 2023 nga kategoria ekonomike e subvencioneve
Kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për pagesën e specializantëve me vetëfinancim nga Republika e Shqipërisë, Malit të zi dhe Maqedonia e Veriut. Me këtë vendim përfitojnë dhjetë specializantë në vlerë prej 71 mijë euro e njëqind e nëntëdhjetë eurove prej datës 01 janar deri më 31 dhjetor të vitit 2023.
Nismën për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare për Transferim të Personave të Dënuar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë.
Nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Civile ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë. Me këtë marrëveshje Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Kroacisë bien dakord që të thellojnë aspiratat e tyre të bashkëpunimit juridik në çështjet civile me qëllim të sigurimit dhe të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe interesave të të dyja vendeve dhe qytetarëve të tyre duke synuar në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe rritjes së bashkëpunimit të tyre të përgjithshëm.
Projektligjet për ratifikimin e Marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale të Mjekëve, Stomatologëve dhe Arkitektëve dhe Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor.
Plotësim ndryshimin e Vendimit Nr.05/56 i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i datës 26.01.2022.
Kërkesa e Ministrisë së Ekonomisë për mbulimin e vlerës së subvencionimit të tarifave të energjisë elektrike për muajin janar 2023.
Kërkesa e Doganave të Kosovës për përditësimin e listës së tarifave të transportit të mallrave që importohen në vend”, njofton komunikata e Qeverisë.