2025/11/12
Banner Top

Për herë të parë në Kosovë organizohet Kampionati i Kosovës në Artet Mikse Marciale (MMA)
Më 15 nëntor, në sallën AMC, do të zhvillohet kampionati i parë i Kosovës në artet mikse marciale (MMA), i organizuar nga Federata e Arteve Mikse Marciale të Kosovës.
Në këtë garë do të marrin pjesë mbi 60 garues nga e gjithë Kosova, të ndarë në 8 kategori të ndryshme peshe, përfshirë edhe një kategori për moshat nën 18 vjeç. Qëllimi i këtij kampionati është promovimi i sportit të MMA-së në vend dhe krijimi i një platforme zyrtare për sportistët vendas.
Federata e Arteve Mikse Marciale të Kosovës udhëhiqet nga Arben Latifi, vëllai i luftëtarit të parë shqiptar në UFC, dhe sipas organizatorëve, pritet që ai të jetë i pranishëm në këtë ngjarje historike.
Organizatorët kanë bërë të ditur se hyrja për publikun do të jetë falas, në mënyrë që të gjithë adhuruesit e sporteve luftarake të kenë mundësinë të ndjekin këtë aktivitet të rëndësishëm sportiv.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment