spot_imgspot_img
spot_img

Presidenti Biden e Sekretari Blinken shtyjnë Kosovën e Serbinë drejt marrëveshjes

Momentumi i krijuar në procesin e dialogut Kosovë-Serbi me vendosjen në tavolinë të një plani nga Bashkimi Europian kanë ardhur edhe mesazhet nga krerët e shtetit amerikan, Joe Biden dhe Antony Blinken.

Presidenti amerikan dhe Sekretari amerikan i Shtetit i kanë dërguar letrat e urimit për Ditën Shtetërore të Serbisë më 15 shkurt. Theksi i këtyre letrave ishte mbi mosmarrëveshjen Kosovë-Serbi dhe nevojën e menjëhershme për t’u zgjidhur ajo. Biden tha se e mbështet Serbinë në procesin e dialogut, derisa përmendi edhe planin franko-gjerman.

“Në vitin e ardhshëm, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën nën patronazhin e BE-së. Ne mirëpresim përkrahjen tuaj për propozimin e BE-së për normalizim (të marrëdhënieve), i cili do të ndihmojë në krijimin e një të ardhmeje paqësore dhe të begatë për rajonin”, thuhet në mesazh të Bidenit.

Ndërkaq, Sekretari i Shtetit përmend vizitën e pesë diplomatëve të lartë europianë e amerikanë në Prishtinë e Beograd, derisa këtë të fundit e përgëzon për “konstruktivitet”.

“Përshëndeta angazhimin konstruktiv të Serbisë me zyrtarët e SHBA-së, BE-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë gjatë një vizite të fundit në Beograd. Jam i bindur se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të sjellë siguri dhe prosperitet për Serbinë dhe të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor”.

Por, Blinken paralajmëroi edhe për “kompromise të vështira” nga të dyja palët.

“Sigurisht, liderët serbë dhe kosovarë do të bëjnë kompromise të vështira për t’i arritur këto qëllime, por shpërblimet për popullin serb – dhe gjithë rajonin – do të jenë të mëdha”, ka theksuar Blinken në këtë letër”.

Në letrat e amerikanëve thuhet se e përkrahin Serbinë që të ndjekë rrugën europiane, derisa ia përmendën Serbisë se duhet të jetë në krah me shtetet perëndimore kundër agresionit rus në Ukrainë. “Së bashku, ne duhet të vazhdojmë të mbështesim popullin e Ukrainës dhe të mbajmë Rusinë përgjegjëse për luftën e saj të padrejtë dhe të pa shkak kundër Ukrainës”, ka shkruar Biden.

Gjithashtu, edhe Blinken ia përkujton Serbisë që duhet të jetë e bashkuar me shtetet tjera në dënimin e luftës brutale të Rusisë.

“Gjithashtu i bëj thirrje Serbisë që të mbështesë Ukrainën kundër luftës së paprovokuar, të pajustifikuar dhe brutale të Rusisë. Shtetet e Bashkuara mirëpritën mesazhet e Serbisë për mbështetjen e Ukrainës në Kombet e Bashkuara – dhe ne duhet të jemi të bashkuar në mbështetjen e të drejtës së popullit ukrainas për të zgjedhur të ardhmen e tyre”, ka shkruar ai.

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...