Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se sot merr fund kauza me të cilin kryeministri Albin Kurti u ngjit në pushtet.
Ajo ka thënë se sot Kurti do të nënshkruan zotimin për zbatimin e Asociacionit.
“Sot merr fund kauza e fundit me të cilën Kryeministri Kurti u ngrit dhe për të cilën ai dikur i shpallte të tjerët tradhëtarë e patriotë. Sot Kryeministri e nënshkruan zotimin për zbatimin e Asociacionit. Njeriu i cili thoshte se presionit i nënshtrohen vetëm të shantazhuarit, sot nënshkruan marrëveshjen për të cilën ai dhe subjekti i tij e kanë sulmuar Kuvendin, kanë hedhë gaz lotsjellës. Kaq për kauzat e Kryeministrit”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot (e hënë 17 shkurt) më fillim nga ora 15:00 do të takohen në Bruksel nën ndërmjetësimin e kryediplomatit, Josep Borell dhe të dërguarit për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. A do ta “puthin” Kurti e Vuçiq zyrtarisht propozimin e BE-së për normalizimin e marrdhënieve?
Takimet do të fillojnë në ora 15:00, ku Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, bashkë me Lajçakun, pritet të zhvillojnë takime të veçanta me Kurtin dhe Vuçiqin.