Këshilli i Ministrave e ka miratuar me unanimitet liberalizimin e vizave për Kosovën.
Këtë e ka bërë të ditur Demush Shasha nga Instituti EPIK, përmes një postimi në Facebook.
Ai ka shkruar se tani ka mbetur vetëm edhe miratimi në seancën plenare të Parlamentit Evropian ku pritet përkrahje përsëri pothuaj unanime.
Postimi i tij i plotë:
Këshilli i Ministrave miratoi me unanimitet liberalizimin e vizave për Kosovën. Ndjenjë e veçantë të shohësh se si një sagë 10 vjeçare përfundon brenda 10 sekondash të një mbledhjeje. Tani ka mbetur vetëm edhe miratimi në seancën plenare të Parlamentit Evropian ku pritet përkrahje përsëri pothuaj unanime.