spot_imgspot_img
spot_img

Promovohet libri:”Ilegalja shqiptare” – pararendëse e rrënimit të Jugosllavisë”

AHMETI: “UDBASHËT” QË E DININ GJUHËN SHQIPE FORTË MIRË I NJIHTE ILEGALJA SHQIPTARE

Dy vëllimet e librit me titull “Ilegalja Shqiptare – Pararendëse E Rrënimit Të Jugosllavisë” u promovua sot nga ITSHKSH.

Këto dy vëllime, janë produkt i analizës së Sekretariatit Federativ të Punëve të Brendshme të Jugosllavisë, duke ofruar një këndvështrim operativ e analitik të shërbimeve sekrete jugosllave mbi organizimin dhe organizatorët, shtrirjen, synimet dhe veprimet konkrete të organizatave dhe grupeve ilegale që vepruan në harkun kohor 1980-1986.

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në këtë promovim tha së në këto dokumente është bere analize e mirëfilltë dhe se këto njerëz të Ilegales Shqiptare ishin të programuar mirë dhe dinin çfarë kërkonin.

“Më ka bërë përshtypje një analizë e një udbashi të Serbisë ku thotë vetëm lëvizjes shqiptarë e kishim vështirë për t’iu afruar sepse edhe mirë ishin të organizuar por edhe shfrytëzonin anën tjetër sepse ne nuk dinim gjuhën e tyre, kurse ata udbashë që e dinin gjuhën e tyre fortë mirë i njihte Ilegalja Shqiptare” – tha Ali Ahmeti.

Skender Asani në fjalimin e tij ndër tjerat dha se punën që ne po e bëjmë ka për qellim nxjerrjen në pah të së vërtetës nga dosjet historike e jo gjysmë të vërtetat nga dosjet personale.

”Arsyeja themelore perse ne iu rrokem këtij projekti ka të bëje me një qellim shumë sublim që kishim si studiues që të parandalojmë manipulimin historik të shqiptarëve nga qarqet e individë të cilët me vite të tëra ishin munduar të na prezantojnë si vlera kombëtarë disa pseudo vlera, të na fusin pykën në mesin e shqiptarëve për llogari të shërbimeve antishqiptare” – tha Skender Asani.

Nga ITSHKSH thanë se e veçanta e këtij botimi është se sjell një lëndë burimore, pa kurrfarë ndërhyrjeje plotësuese, falë Arkivit Shtetëror të Kroacisë, i cili është treguar tepër profesional dhe etik në ruajtjen e autenticitetit të këtij materiali. /KlanMacedonia/

Op/Ed

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Ansambli Muzikor sjell Adem Jasharin në Tetovë

Në Tetovë është shënuar edhe një e arritur në kulturën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ansambli Muzikor ka hedhur në skenë koncertin e parë...

Përurohet në Gjakovë, busti i heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut

Në Gjakovë është përuruar ditën e sotme busti i heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Monumenti, i cili pasqyron Gjergj Kastriotin mbi kalë,...

Me rastin e 3 Majit – Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit

Me rastin e 3 Majit - Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Këshillii Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) sjell ndërmend se liria e...