I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak ka thënë se “nëse nuk ka Asociacion, nuk ka marrëveshje”.
Ai për mediumin publik serb RTS, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të formohet dhe nëse nuk formohet sipas tij nk do të ketë marrëveshje.
Lajçak ka përsëritur disa herë se Asociacioni duhet të formohet dhe ka theksuar se nëse nuk ka Asociacion, nuk ka marrëveshje, transmeton RTS.
Qëllimi, thotë Lajçak, nuk është që dikush të fitojë apo të humbasë.
“Qëllimi është të kërkojmë një situatë të favorshme dhe të hapim derën evropiane.” – theksoi Lajçak.
Sipas tij, takimi në Ohër synon arritjen e një marrëveshjeje për përmbushjen e marrëveshjes, e cila ka një mbështetje nga BE-ja.
Lajçak pas vizitës që kishte në Kosovë, nga dita e djeshme po qëndron në Beograd.
Ai është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me liderët e tjerë të partive opozitare.