spot_imgspot_img
spot_img

Ratifikohet marrëveshja ndërkombëtare që rregullon stazhin për punëtorët e viteve 90′

Marrëveshja ndërkombëtare për financimin e reformës në skemat pensionale është ratifikuar sot në Kuvendin e Kosovës, në tentativën e katërt. Deputetët e shumicës qeverisëse, si dhe dy partitë opozitare: PDK-ja dhe AAK-ja kanë votuar pro ratifikimit të marrëveshjes. LDK-ja ka votuar sërish kundër.

Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar sot marrëveshjen ndërkombëtare për financimin e reformës në skemat pensionale.

Marrëveshja është miratuar me 81 vota të deputetëve të shumicës parlamentare, si dhe të atyre të PDK-së dhe AAK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka votuar sërish, për herë të katërt, kundër marrëveshjes ndërkombëtare për marrjen e kredisë në vlerë 47 milionë euro.

Marrëveshja pritet të rregullojë edhe çështjen e njohjes së stazhit 15-vjeçar të punëtorëve të larguar dhunshëm nga puna gjatë viteve të 90-ta.

Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, kishte thënë se miratimi i marrëveshjes për projektin e reformës sociale është “më se i rëndësishëm”.

“Gjithashtu në vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese mbi reformimin e sistemit pensional dhe njohjen e stazhit 15 vjeçar të të gjithë atyre që kanë punuar gjatë viteve të 90-ta, që sa më parë të filloi zbatimi i kësaj marrëveshje”, kishte thënë ajo, duke folur për reformën.

Për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës duhen dy të tretat e votave të deputetëve.

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...