spot_imgspot_img
spot_img

​Gjykimi ndaj Pjetër Shalës, dëgjohet dëshmitarja e dytë nën masa mbrojtëse

Pjesa më e madhe e dëshmisë së dëshmitares së dytë në gjykimin kundër Pjetër Shalës është dëgjuar në seancë të mbyllur për publikun. Ajo është përgjigjur në pyetjet e prokurorisë rreth periudhës që ajo pretendon se disa pjesëtarë të UÇK-së kishin shkuar në shtëpinë e saj.

Dëshmitarja e ZPS-së ka thënë se kishte biseduar me dy persona, ndërsa të tjerët sipas saj ishin jashtë oborrit të shtëpisë.

“Kemi qenë brenda e gjithë familja, vetëm djali i vogël ka qenë në oborr, jashtë shtëpisë, ka thënë disa njerëz kanë ardhur, kanë hyrë në oborr dhe të tjerët janë rreth gardhit. Kur kam dalë, aty ndërkohë kanë ardhur edhe dy kushërinjtë të mijë. Dy që kanë hy në oborr, me ata kam biseduar, ata të tjerët kanë qenë më larg, dy metra larg shtëpisë, rrethojave të oborrit, dhe vetëm që i kemi parë, nuk i kemi njohur. Kanë biseduar me këta dy që kanë qenë në oborr, u kam kërkuar u kam thënë me leje të kujt keni ardhur me hy në oborr tonin, kanë treguar, me lejen e shtabit të përgjithshëm në Jabllanicë”, ka thënë dëshmitarja me numrin 6.

Ajo ka thënë se ka biseduar vet me ata njerëz, por pjesa më e madhe e përgjigjes së saj ka qenë me përmbajtje të redaktuar.

“Aty kam filluar me bisedu, unë dhe djali, me të parin që ka hyrë dhe e kam njohur si person, i kam thënë qysh nuk të ka ardhur turp, me ardh me hy në oborr…(përmbajtje e redaktuar), ka thënë ajo.

Tutje, seanca ka vijuar me përmbajte të redaktuar dhe e mbyllur për publikun.

Pas kësaj, dëshmitarja ka thënë se me sulmet e NATO-s, ajo dhe familja ishin larguar për në Shqipëri.

Atje, ka thënë ajo, ishin disa persona që i përcillnin.

“Ishin sulmet e NATO-s ato ditë, dhe policia ka thënë me shku për Shqipëri, në mesi ne gjithë popullit kemi shkuar edhe familja jonë…Ushtarët e UÇK-së që ishin në Shqipëri, ata na përcillnin”, ka thënë ajo.

Kjo dëshmitare do të vazhdojë të dëgjohet edhe në pjesën tjetër të seancës.

Para fillimit të kësaj dëshmie, Pjetër Shala ka vendosur të largohet nga salla e gjyqit.

Ai po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.

Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet z.Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës./kp

Op/Ed

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Vuçiç mund të revoltohet, por festa e ditëlindjes së Skënderbeut do të mbahet në Prishtinë!

Festimi i Ditëlindjes së heroit Gjergj Kastriotit, më 6 Maj në sheshin qendror të Prishtinës “Skënderbeu” e paralajmëruar nga organizatorët si një “Ditë e...

Milaim Zeka, ‘shkolla e vjetër’ e gazetarisë që nuk dështon kurrë

“Unë punoj për shikime, jo për klikime”, ishte një nga frazat e gazetarit Milaim Zeka në intervistën që dha për podcastin ‘PPP’ nga Pamfleti. Në...

Kasami për tubimin më 6 maj: Patjetër që do të mbahet! Artan Grubi të tërhiqet, të mos provokojë

Nuk është Artan Grubi ai që përcakton se kush dhe kur do të mbajë tubime parazgjedhore, nuk jemi në shtet policor, ndërkaq me këtë...