Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se beson se Marrëveshja e Ohrit do të ketë efekt pozitiv në mbarë Ballkanin.
“Ndoshta është shumë herët për të thënë. Shpresoj se Marrëveshja e Ohrit do të shënohet në histori. Nga njëra anë, si pika nga e cila filloi normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe ndikojë që kufijtë të bashkojnë njerëzit, dhe jo ti ndajnë ata, se do të jetë një pikë kthese nga e cila kemi filluar të merremi me çështjet ekonomike në radhë të parë dhe bashkëpunimin ekonomik”, tha Hill.
Ai shtoi se gjatë dy ditëve të fundit, kur ishte në vizitë në Luginën e Preshevës, ai vetë bëri përpjekje për të shpjeguar se Marrëveshja e Ohrit ka të bëjë me “Kosovën, jo këtë pjesë të Republikës së Serbisë”, por që SHBA-ja me siguri do angazhohen për të ndihmuar pjesë të ndryshme të Ballkanit për të gjetur rrugën e tyre përpara, theksoi Hill.
“Duhet thënë se ajo marrëveshje e zhvendos përgjegjësinë te të gjithë ne që të bëjmë përpjekje për ta ndihmuar këtë rajon të forcohet dhe të përparojë përmes zhvillimit ekonomik. Të gjitha vendet dhe banorët e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë përpjekje për ta afruar rajonin me BE-në”, tha ambasadori amerikan.Kur flasim për vizionin, shtoi ai, ajo që në të vërtetë SHBA-ja do të donte të ndihmonte dhe ajo që do të dëshironte të ndodhte është se ky nuk është një rajon afër një kufiri që është i vështirë për t’u kaluar, por se “sipas konceptit të ‘Ballkanit të Hapur’, do të jetë një kufi që do t’i afrojë njerëzit, jo do t’i ndajë”, shtoi Hill.