Federate Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka nisur protestën për gjendjen e rëndë të punëtorëve të këtij sektori.
Protesta e tyre ka ardhur si rezultat i kërkesave të njëpasnjëshme për rritje të pagave që, sipas tyre, nuk po realizohet pavarësisht kërkesave të tyre.
“Kërkesat janë ato që nuk janë lëkundur vendi që 10 vjet, skemi ndryshim të pagës, siguri në punë, ëshët disktiminin i sektorit privat nga ai ppublik”, tha Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur në Sektorin Privat të Kosovës
Marshi protestues do të nisë nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’ dhe do të zgjas deri te Teatri Kombëtar në kryeqytet.
Protestuesit po mbajnë në dorë parulla me mbishkrimet si “Qeveri nënshkruaje marrëveshjen kolektive”, “Kërkojmë rritjen e pagave”, “Duam të drejtat tona”, etj.