Futbollisti kosovar që jeton në Suedi Leart Krasniqi shenoi dy hërë për të arritur suksesin më të madhë në karrierë duke fituar kupën e Suedisë për grupmoshat P16 me ekipen e tij Brommapojkarna
– Fitorja në futbollin e të rinjvënuk është gjëja më e rëndësishme, por sjell shumë gëzim, thotë trajneri i BP Sebastian Waldenström për Svensk Elitfotboll.
Ndersa heroi i takimit ishte Leart Krasniqi më shokë të cilët dhe pse ishin në disavantazh prej dy golash arriten të mbyllin takimin me 4:2.
IF Brommapojkarna-Landskrona BoIS 4-2 (1-2)
Golat : 0-1 (12) Linus Lindeberg, 0-2 (22) Linus Lindeberg, 1-2 (44) Leart Krasniqi, 2-2 (48) Sion Oppong, 3-2 (52) Leart Krasniqi, 4-2 (90+2) Atle Wahlund.
Learti nga shumë ekspert shihet si një nder talentët më të mirë të ekipit më paraqitje fantastike për IF Brommapojkarna, ekip nga kryeqyteti suedez.
Federata e Futbollit e Kosovës dhe Federata Shqiptare e Futbollit (FShF), duhet që të angazhojnë përfaqësuesit e tyre që të kontaktojnë më familjarë të talenteve të rinj shqiptarë e të cilët janë përgjegjës për zbulimin e futbollistëve të rinj. Është shumë e rëndësishme që futbollistët të evidentohen që në moshë të vogël, pasi rreziku është i madh që ata të “rrëmbehen” nga kombëtaret e vendeve ku janë lindur e rritur. Suedezet tashmë kanë angazhuar ekspertet e vëtë për të marr në grupmoshat e reja talentin e shquar të Kosovës i cili dhe pse i lindur dhe rritur në Suedi zemra i rrahë për Kosovë tregon babai i tij Bejtullah Krasniqi.