Fatmir Sheholli: Jam dëshmitar në Gjykatë Speciale, unë e di çfarë provash kam dhënë

0
320

Drejtori për Marrdhënie Ndëretnike, Fatmir Sheholli, ka konfirmuar se është dëshmitar në Gjykatën Speciale në rastin e krerëve të UÇK-së.

Në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, Sheholli ka pasur përplasje të ashpër me analistin Vehbi Kajtazi, lidhur me një postim që Kajtazi e akuzoi Shehollin si zyrtar i UDB-së.

Kajtazi madje kishte shkruar ditë më parë se “UÇK-ja ia ka vrarë babin Fatmir Shehollit”.

“Ti Vehbi thua, i biri i Maliq Shehollit që UÇK-ja ia ka vra babën. A e di ti që unë jam dëshmitar në proces të…prandaj duhet me pas kujdes në këto postime. Edhe më thua u shku te Vjosa Osmani. Jam dëshmitar në Prokurori të Gjykatës Speciale për rastin e babës. Edhe ti e di çka do të ndodhë me këtë postim. Mu më ke bërë dëm, ke bo probleme. Më ke quajtur zyrtar të UDB-së. Qysh jam zyrtar i UDB-së. Cila UDB?”, tha Sheholli.

“Edhe thua e ka vra UÇK-ja, kur e ka vra? Kur e ka vra, ty po të pyeti. Të bërtas edhe fort bile. A e di ti çfarë provash kam dhanë në Prokurori për babën tem?”, ka deklaruar Fatmir Sheholli.

Ai ka akuzuar Kajtazin se i ka dëmtuar krerët e UÇK-së me deklaratën e tij. Sipas Shehollit, KMDLNj-ja kishte thënë se babai i tij është vrarë në rrethana të pasqaruar.

“A ka lëshu komunikatë UÇK-ja? Tash ta kallëxoj një muhabet tjetër. Edhe ky thotë e ka vra, njerëzit që janë në Hagë, kështu thua ti. Nuk mundet me sqaru. Nuk ka sqarim këtu. Kqyre ku është pas komunikatës, Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut: Maliq Sheholli u vra në rrethana të pasqaruara. Ky gënjeshtar hiç më larg se në vitin 2018 thotë Hashim Thaçi do të arratiset në Turqi bashkë me familje ditën që Specialja do të lëshojë urdhër-arrest”, ka deklaruar Sheholli në Klan Kosova.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here