Kroacia është kundër vendimmarrjes me konsensus, ajo kundeshton inciativën e Gjermanisë e cila dha iniciativën për të zëvendësuar praktikën e mëparshme pozitive të vendimmarrjes në politikën e jashtme me vendim unanime të gjithë anëtarëve -me vendimmarrje me konsensus në disa fusha të politikës së jashtme të BE-së.
Edhe pse Gjermania e justifikon këtë me situatën aktuale në të cilën Hungaria po bllokon disa vendime të BE-së, disa vende (veçanërisht ato më të vogla) e shohin këtë si rrezik për t’u mbivotuar nga anëtarët “më të fortë” të BE-së në të ardhmen.
Fatmirësisht, Kroacia kësaj radhe nuk iu bashkua kërkesave që vinin nga Brukseli, pra nga Gjermania dhe nëntë shtetet anëtare që e propozuan, por Kroacia është e vendosur kundër këtij propozimi.
Qeveria e Republikës së Kroacisë njoftoi për këtë në faqen e saj të internetit:
“Kroacia nuk e mbështet propozimin për zëvendësimin e vendimmarrjes me konsensus në disa fusha të politikës së jashtme të BE-së me vendimmarrje me shumicë të cilësuar, sepse është e vetmja mundesi që garanton barazi për shtetet më të vogla”, tha ministri Gordan Grliq Radman.
Me iniciativën e Gjermanisë, nëntë shtete anëtare formuan një grup në fillim të majit, i cili mbron që disa çështje të politikës së jashtme të vendosen me shumicë të cilësuar në vend se ato të merren unanimitet.