Ka filluar përleshja në mes të Policisë së Kosovës dhe qytetarëve serbë që janë mbudhur para ndërtesës së Komunës së Zveçanit.
Mediat raportojnë për një përleshje derisa thonë se janë dëgjuar edhe të shtëna me armë dhe djegë vetura të policisë.
Është hedhur gaz lotsjellës para komunës së Zveçanit, ku një turmë qytetarësh po konfrontohet me Policinë.
Radio Evropa e Lirë raporton se Policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe shok bomba për t’i shpërndarë qytetarët e tubuar para objektit komunal.
Në pamje shihet se si turma nis të shpërndahet, ndërkaq dëgjohet edhe një zhurmë e të shtënave. Nuk raportet se ka ndonjë të lënduar.
Sot në veri të vendit janë dëgjuar sirenat e më pas qytetarë të komunitetit serb janë tubuar.
Policia njoftoi kryetarët e rinj të komunave veriore: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të hyrë në objektet zyrtare të komunave përkatëse. Udhëheqësit e këtyre komunave me shumicë serbe – që të gjithë shqiptarë – u betuan një ditë më herët në ndërtesa publike, si shkollat, për shkaqe të sigurise.
Tensionet po vazhdojnë në veri të vendit. Një veturë e policisë është përfshirë nga flakët janë hedhur edhe shok-bomba.
Policia e Kosovës përdori edhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë qytetarët e tubuar para objektit komunal në Zveçan – komunë e banuar me shumicë serbe në pjesën veriore të vendit.