Aleanca inicion mocion mosbesimi për kryeministrin Kurti

0
176

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj tha se është i shqetësuar për situatën e krijuar në veri të vendit.

Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Kryesisë, ai pohoi se situata është më e rëndë, duke shtuar se përgjegjës është vet kryeministri Albin Kurti.

Prandaj sipas tij, ai duhet të largohet nga qeverisje ngase po paraqet rrezik për vendin. Haradinaj tha se zgjidhja e vetme për këtë është nisja e mocionit të mosbesimit për Qeverinë Kurti, ngase ai ka shkuar në ekstrem.

Sipas tij, kryeministri Kurti në vend që të bashkëpunojë me ShBA-në, ka nxitur një konflikt në veri që i konvenon Serbisë dhe Rusisë.

“Qëndrimi i Aleancës është që të iniciohet mocion mosbesimi për kryeministrin Kurti. Mocioni bazohet në dy zhvillimet e fundit: I pari është rrezikimi i sovranitet dhe i sigurisë në veri dhe i dyti është prishja e marrëdhënieve me ShBA dhe BE”.

“Do të fillojmë diskutimet me spektrin  politik me shoqërinë në përgjithësi. Besoj që mocioni është zgjidhje për këtë situatë të krijuar”.

“Kryeministri Kurti në vend që të bashkëpunoj me ShBA-në, ka bërë një plan të vetin, nuk ka bashkëpunuar me Amerikën po ka nxitur një konflikt në veri, që i konvenon Putinit dhe Rusisë”, theksoi kreu i Aleancës.

“Ajo që e bënë këtë situatë shumë të keqe është pafytyrësia e Kurtit që në emër të Kosovës t’i drejtohet përmes medieve sekretarit amerikan, Blinken. Kurti ka shkuar në ekstrem, duke e fyer, garantin tonë të sigurisë”.

Ai ka shprehu falënderimin për Policinë e Kosovës, e cila po kryen me profesionalizëm detyrat.

“Kemi filluar komunikimin e ndërsjelltë me grupet parlamentare. Nuk besoj që është çështje pozitë-opozitë”, tha Haradinaj.

Në daljen para gazetarëve, kryetari i Aleancës mbante të veshur një bluzë me logon e NATO-s.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here