Qe pse shfaqet simboli rus “Z” në Kosovë

0
153

Gazeta me madhe suedeze Dages Nyheter doli më koment të gjatë të korrospondentit europian Ingmar Neveus i cili eskalimin e situatës  në Kosovë e përshkruan më shumë si  pjesë e të një konflikti më të madh mes Lindjes dhe Perëndimit.

Serbët në veri të Kosovës e shkruajnë me ngjyre shkronjën  “Z” – simbolin rus të luftës në makinat e policisë dhe automjetet e blinduara paqeruajtëse ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, NATO po dërgon më shumë ushtarë në zonën e trazuar.

Dhuna në Kosovë gjithnjë e më shumë i ngjan një konflikti më të madh mes Lindjes dhe Perëndimit.  Të paktën disa aktorë këtë e shohin kështu. Pikërisht kur u fol për një përparim të paqes në Kosovë, dhuna shpërthen sërish.

Në shkurt, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti kishin nënshkruar një dokument të quajtur historik – një kompromis i negociuar nga BE-ja që u quajt “një dokument drejt normalizimit” pas më shumë se 20 vjet konflikti në veri të Kosovës

Por në realitet ishte nje dokument marveshje e diskutueshme që ndezi edhe një herë protesta të dhunshme. Shumica serbe në veri të Kosovës bojkotoi zgjedhjet për kryetar komunash në katër qytete të vogla, ku shqiptarët e Kosovës u zgjodhën në këto poste të cilët u votuan vetëm nga 3% te elektoratit.

Kur kryetarët e rinj do të paraqiteshin në punë, ndërtesat u rrethuan nga serbët e zemëruar. Qeveria në Prishtinë zgjodhi të dërgojë policinë dhe forca paqeruajtëse e udhëhequr nga NATO Kfor vendosi qindra ushtarë.

Përleshjet mes serbëve të maskuar dhe paqeruajtësve italianë e hungarezë kanë lënë dhjetëra të plagosur nga të dyja palët, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Një ditë më parë Nato dergoi 700 ushtarë të tjerë qe në faktë është një zgjerim të Kfor-it me rreth 25 për qind. Trupat serbe tashmë kanë mbërritur disa javë më parë në kufirin me Kosovën dhe janë vënë në gatishmëri të shtuar.

Në të njëjtën kohë, Rusia premton mbështetje të pakushtëzuar” për Serbinë dhe serbët në Kosovë. Dhe në fotografi dhe video, shihen disa nga personat e maskuar që kanë marrë pjesë në trazira duke spërkatur shkronjën Z ​​mbi veturat që ata sulmojnë, si veturat e policisë kosovare ashtu edhe automjetet e blinduara të Kforit

 

Që nga shkurti i vitit 2022, “Z” ka qenë simboli i luftës së Rusisë në Ukrainë dhe mbështetja për Vladimir Putin.

Sinjalet që dërgohen nga atje janë se ky konflikt është shumë më i madh se sa një grindje mes serbëve dhe shqiptarëve.

Atje është një luftë më aktorë më të fuqishëm – konkretisht Rusinë dhe NATO-n. Një arenë anësore e luftës në Ukrainë.

 

Disa madje pyesin nëse Moska i sheh serbët e Kosovës si rusët e rinj të Donbassit, të cilët duhet të “çlirohen” nga Kremlini.

Konflikti i Kosovës në fakt ka pasur një dimension gjeopolitik që nga lufta e viteve 1998–99. Ishin bombardimet e NATO-s që bënë që ushtria serbe të tërhiqej nga Kosova. Ndersa Rusia nuk e ka njohur kurrë vendin si të pavarur, por e sheh atë si pjesë të Serbisë – ashtu si Vuçiq dhe pothuajse të gjithë politikanët serb e shohin si tokë të tyre.

Në të njëjtën kohë, Kosova ia ka borxh ekzistencën e saj NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara. Prandaj, opinioni publik atje është fort properëndimor.

Në Serbi dhe në mesin e serbëve në Kosovë dhe Bosnje, mbështetja për Rusinë është e dukshme. Në tregjet në Beograd shiten bluza me portretin e Putinit. Flamujt rusë shihen shpesh të valëviten përkrah atyre serb në marshimet nacionaliste.

Ashtu siç shihen shpesh në Prishtinë flamujt amerikanë, krahas atyre gjithnjë i pranishëm flamuri shqiptarë. Flamuri i Kosovës – i cili pak a shumë iu imponua vendit nga jashtë..

Në anën tjetër të kufirit,Legjioni rus Wagner hapi një “qendër miqësie” në Beograd vitin e kaluar. Klubi i motoçiklistëve Night Wolves besnik ndaj Putinit ka degë në Republikën Srpska të Bosnjës dhe në Serbi. Anëtarët e saj janë parë duke marrë pjesë në dhunën në Kosovë.

Pra, që simboli “Z”  të shfaqet në mesin e serbëve të Kosovës ka vetem një kuptim. Ajo nuk është domosdoshmërisht një mbështetje për luftën e Rusisë në Ukrainë, më shumë tregon qëndrimin e tyre kundër Perëndimit.

Por një mesazh është e qartë se regjimi në Moskë dëshiron të ngjallë disponimin pro-rus në mesin e “popullit vëllazëror” serb. Si përmes kanaleve jozyrtare dhe zyrtare. Kur ministri i mbrojtjes i Serbisë vizitoi së fundmi trupat pranë kufirit me Kosovën, ambasadori rus ishte se bashu më minitrin serb.

Të mërkurën , zëdhënësi i presidentit Putin, Dmitry Peskov deklaroi se Rusia mbështet Serbinë dhe serbët “pa kushte” . Ministria e Jashtme ruse ka kërkuar që “Perëndimi të ndalojë propagandën e rreme dhe të mos fajësojë serbët për incidentet në Kosovë”.

Rusia e konsideron veten se ka çdo arsye për të nxitur konfliktet në Ballkan. Regjimi në Kremlin shfrytëzon çdo mundësi për të ndarë dhe sunduar Evropën. Rusia do të vazhdojë këtë poltikë.

Por konflikti nuk është bardh e zi. Në fakt, ditët e fundit edhe BE-ja edhe SHBA-ja kanë qenë shumë kritike edhe ndaj qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit nacionalist Albin Kurti. Ata e akuzojnë atë për përkeqësim të situatës dhe kërkojnë që ai të tërheqë forcat policore shqiptare të Kosovës nga veriu i Kosovës.

Perëndimi në fakt ka mundësi për të ushtruar presion mbi të gjitha palët në konflikt.

Edhe Serbia edhe Kosova aspirojnë anëtarësimin në BE. Serbia është një vend zyrtar kandidat që nga viti 2012 dhe Kosova konsiderohet një “kandidat potencial”.

Kjo do të thotë se si Vuçiq ashtu edhe Kurti duhet të zbutin deri diku shpërthimet e tyre më nacionaliste. Nëse procesi i paqes ndalet plotësisht, ose nëse degjeneron në akte lufte, atëherë rruga drejt BE-së është e mbyllur për të dy vendet.
Gjatë gjithë kohës së tij në pushtet, Vuçiç ka tentuar një kërcim gjeopolitik mes Lindjes dhe Perëndimit. Nga njëra anë reformat e BE-së dhe takimet me burokratët nga Brukseli, nga ana tjetër homazhet për diktaturat në Pekin dhe Moskë.

 

burimi https://www.dn.se/varlden/ingmar-neveus-darfor-dyker-ryska-krigssymbolen-z-upp-i-kosovo/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here