“Emisarja e kryeministrit” Vjosa Osmani takohet me Vuçiç pranon tri kushte të Josep Borrell

0
166

Në fotografinë e publikuar nga shefi i diplomacisë së BE-së shihet se në Moldavi kishte takim të përbashkët mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciqit, dhe liderëve të Francës e Gjermanisë.

Kosovës i vendosen tri kushte, nëse nuk i zbaton, BE-ja paralajmëron pasoja

1- Zgjedhjet e reja lokale në veri,

2- Sigurimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në zgjedhje

3-Fillimi i punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me Dialogun e lehtësuar nga BE

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i është bashkuar thirrjes së Francës dhe Gjermanisë për ta mbajtur zgjedhje të reja në komunat në veri të Kosovës.

Ai tha se përveç kësaj, kërkohet të sigurohet pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në procesin zgjedhor dhe të fillohet puna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Nëse ka dështim për ta bërë këtë, do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona”, shkroi Borrell në Twitter.

Situata në veri të Kosovës u tensionua qysh më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe të hyjnë në zyrat komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

Kryetarët e rinj shqiptarë të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, të cilat janë bojkotuar nga komuniteti serb.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se Gjermania dhe Franca u kanë kërkuar Kosovës dhe Serbisë të mbajnë zgjedhje të reja në komunat në veri të Kosovës.

“Franca dhe Gjermania u kërkuan udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë të organizojnë zgjedhje të reja në rajonet e prekura nga trazirat sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Macron.

Ai shtoi shtoi se u kërkua që të ketë pjesëmarrje nga banorët lokalë të komunitetit serb dhe tha se “palët do të konsultohen dhe do të kthehen javën tjetër me përgjigje të qarta”.

Osmani e konfirmoi se Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, ia bënë këtë kërkesë gjatë takimit të tyre në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Moldavi, dhe shtoi se u tha atyre që “ne jemi të gatshëm ta shqyrtojmë këtë, në bazë të ligjit të Kosovës për zgjedhjet lokale”.

Osmani dhe Vuçiqi kanë zhvilluar takime me udhëheqësit evropianë, në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin moldav, Kishinau.

Vuçiqi e theksoi edhe rëndësinë që ka themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë për të.

Ndësa, Osmani tha se “duhet të sigurohemi që fokusi është në implementimin e plotë të marrëveshjes dhe jo vetëm të disa pjesë të saj”.

Nuk ka asnjë kusht për Serbinë aty në kërkesat e BE’së, e as nuk vihet si çështje dënimi i turmave fashiste të dhunshme të Serbisë siç i cilëson kryeministri Albin Kurti menjëherë pas daljes së njoftimit të BE’së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here