Për dhjetë minuta u vendos, zgjedhjet e reja mbahën në Gushtit

0
253

 

 Për dhjetë minuta morën tetë pika të reja siq bënë me dije Josep Borrell i cili tregon së Vjosa  Osmani dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç kanë zhvilluar për 10 minuta një takim trilateral, me praninë e presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrit gjerman, Olaf Scholz.

Do të ketë dorëheqje të kryetarëve të katër komunave me shumicë serbe në veri, në mes të korrikut. Kjo gjë do t’i hapë rrugë shpalljes së zgjedhjeve të reja në të katër komunat, prej presidentes Vjosa Osmani dhe më pas, ato do të mbahen në fund gushti ose fillim shtatori.

Këtë e reflekton plani i rëndësishëm me tetë pika, i paraqitur nga vendet e QUINT dhe Bashkimi Evropian, sa i takon qetësimit të situatës në veri të Kosovës, pas protestave dhe përleshjeve që serbët patën me forcat e KFOR-it në ditët e fundit.

Sipas këtij plani, me të cilin Albanian Post është njohur, parashikohet pikërisht kjo procedurë në tre hapa.

Fillimisht, në mesin e muajit korrik, të katër kryetarët e komunave duhet të japin dorëheqjen nga postet e tyre.

Më pas, menjëherë, presidentja Osmani i shpall zgjedhjet dhe në to marrin pjesë edhe forcat politike serbe, duke e bërë procesin normal.

Zgjedhjet vetë mbahen në fundin e gushtit ose mesin e shtatorit, ku zgjidhen kryetarët e rinj dhe tensionet shuhen mes palëve.

Ndër pikat e tjera me rëndësi, janë edhe ato ku parashihet tërheqja e Forcave Speciale të Kosovës nga veriu, bashkëngjitur me tërheqjen e Ushtrisë serbe nga kufiri verior i Kosovës.

Në pikën e tretë shkruhet se siguria në territorin e komunave veriore i kalon Policisë së rregullt të Kosovës, asistuar nga KFOR dhe Eulex.

Hartues të planit janë vendet e QUINT e Bashkimi Evropian dhe Albanian Post është njohur me këtë dokument.

Në pikën e parë, kërkohet angazhimi i menjëhershëm për interpretimin e Marrëveshjes Bazë mes Kosovës dhe Serbisë, nënshkruar në Ohër, veçanërisht në pikat 1,3,7 dhe 9.

Artikulli 1 kërkon që palët të zhvillojnë raporte normale. Artikulli 3, që të gjitha mosmarrëveshjet të zgjidhen përmes mjeteve paqësore. Ai 7, që ka të bëjë me krijimin e komunave të vetëmenaxhuara me shumicë serbe në Kosovë si dhe artikulli 9, ku të dy palët dhe donatorë angazhohen për të krijuar paketa financiare për zhvillimin ekonomik.

Pika e dytë, parasheh tërheqjen e Forcave Speciale të Kosovës nga veriu, bashkëngjitur me tërheqjen e Ushtrisë serbe nga kufiri verior i Kosovës.

Në pikën e tretë shkruhet se siguria në territorin e komunave veriore i kalon Policisë së Kosovës, asistuar nga KFOR dhe EULEX.

Pika e katërt parasheh zhbërjen e çdo proteste dhe rikthimin e jetës normale në vend. Punonjësit e komunave duhet të kthehen në pozitat e tyre dhe të ushtrojnë detyrën pranë objekteve sipas parashikimit ligjor.

Në korrik 2023, kryetarët e komunave japin dorëheqje dhe presidentja Vjosa Osmani shpall zgjedhje të reja.

Pika e gjashtë parasheh mbajtjen e këtyre zgjedhjeve në fund gushti ose fillim shtatori 2023.

Kërkohet ndërkaq sipas pikës shtatë se pikat 3,4,5 dhe 6 të marrëveshjes bazë, do të kenë progres domethënës, duke implementuar edhe artikullin 1 të marrëveshjes.

Në mes nëntori, siç përshkruan pika e 8 dhe e fundit, implementohet me efektivitet artikujt 1,2,3,4 dhe 9 të marrëveshjes.

Nga ana tjetër, përmes një postimi në Twitter, ka qenë edhe shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ai i cili ka theksuar se tre aspektet kryesore, janë zgjedhjet e reja, pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në to dhe rifillimi i punës për të ngritur asociacionin e komunave me shumicë serbe.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here