KFOR-i nuk lejon Liburn Aliun të vizitojë komunën

0
173

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, nuk është lejuar ta takojë kryetarin e komunes së Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Siç raporton T7, komandanti i KFOR-it nuk e la Aliun të kalonte në përpjekje për t’i shmangur tensionet e mundshme nga protestuesit.

Për vizitën e tij në Leposaviq, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës kishte nisur plan operativ.

Parimisht, ishte menduar që të planifikohej kamoflimi i Aliut, mirëpo KFOR-i si masë parandaluese e ktheu Ministrin Aliu prapa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here